Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim për anulimin e Udhëzimit për mbajtjen e regjistrave amë

    Gjykata Kushtetuese në seancën e sotme ka marrë vendim për anulimin e Udhëzimit për ndryshimin dhe plotësimin e Udhëzimit për mënyrën e mbajtjes, ruajtjes dhe mbajtjes së librave dhe dokumenteve amë, dhënien e ekstrakteve, vërtetimeve, transkripteve dhe kopjeve në bazë të librave amzë, procedimin dhe përpilimin e procesverbalit të fëmijës së gjetur, rivendosja e regjistrave të shkatërruar, të dëmtuar ose të munguar, si dhe për formularët e regjistrave, regjistrat, ekstraktet dhe certifikatat e lëshuara në bazë të regjistrave, akt i miratuar nga Ministria e Drejtësisë, përcjell Nistori.

    Zëdhënësja e Gjykatës Kushtetuese, Hristina Belovska, në konferencën e sotme për media informoi se Vendimi është marrë me shumicë votash dhe do të publikohet në Gazetën Zyrtare.

    -“Kur Gjykata Kushtetuese merr vendim për anulim, kjo do të thotë se vendimi ka fuqi prapavepruese, duke u konsideruar nga momenti i miratimit të aktit që anulohet”, sqaroi Belovska.

    Ajo theksoi se Udhëzimi është anuluar për shkak se Gjykata ka gjykuar se është shkelur neni 52 paragrafi 2 i Kushtetutës, përkatësisht nuk është respektuar afati kushtetues në të cilin është dashur të publikohet ky udhëzim.

    “Ai nen përasheh afatin e publikimit më së voni brenda 7 ditëve nga dita e adoptimit. Gjykata Kushtetuese tashmë ia ka bërë të qartë opinionit se çështjes së afatit nuk i qaset teknikisht, por esencialisht dhe ai duhet të respektohet nga të gjithë”, shtoi Belovska.

    Më 5 korrik 2023, Gjykata Kushtetuese me iniciativën e saj ka iniciuar procedurë për udhëzimin e kontestuar për shkak të dyshimit se me miratimin e tij nga Ministria e Drejtësisë është shkelur neni 52 paragrafi 2 i Kushtetutës, d.m.th. nuk është respektuar afati në të cilin duhej të publikohet ky udhëzues. Është regjistruar me numër arkivor të datës 29 maj 2023 dhe është botuar më 15 qershor 2023, që do të thotë se nuk është respektuar Kushtetuta dhe neni 52 që parashikon një afat më së voni shtatë ditë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Sveçla: Njëri prej sulmuesve të vrarë, rojë e Vulinit më 2013

    Lajmi i rradhës

    Mbi 45 mijë libra mungojnë në shkollat e Tetovës, viti shkollor ka filluar qe një muaj

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë