“Ta bëjmë Tetovën qytet për të jetuar dhe jo për të mbijetuar”

    Nisma qytetare “Më mirë për Tetovën” ka reaguar për qendrën e dikurshme sportive në Tetovë. Ata thonë se kjo qendër është shkatërruar, copëzuar, betonizuar dhe e lënë pasdore, me ferra ku fëmijët më nuk kanë mundësinë të luajnë, njofton Nistori.

    “Ne e konsiderojmë si tendencioze shkretimin e hapësirave të gjelbra publike, posaçërisht qendrës sportive, ku ka dyshime serioze për dallavere të komunës me mafian urbane që eventualisht të bëhet hapësirë ndërtimi. Tetova sot ka një park të vogël qyteti vetëm me 8,500 m2, ndërsa Strumica ka parkun e qytetit me 82,000 m2, Manastiri me 96,000 m2 dhe Shkupi 670,000 m2”, deklarojnë nga nisma.

    Ata përçuan mesazhin se Tetovës duhet t’ia kthejmë qendrën sportive dhe ta bëjmë Tetovën qytet për të jetuar dhe jo për të mbijetuar. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Informacione se kush do të zgjidhet në rrethin e parë dhe kush shkon në të dytin

    Lajmi i rradhës

    Medojeviq: Gjendja e tanishme në Mal të Zi mund të zgjidhet vetëm përmes zgjedhjeve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë