Xhaferi: “Taksa ekologjike”, mënyrë për zhvatje

    Fotografia: Emir H

    Sektori civil ka kritikuar vendimin e fundit të Qeverisë për taksën ekologjike e cila shtrenjton për 3.5 denarë çmimin e karburanteve. Arianit Xhaferi nga “Eco Guerilla” thotë se taksat që iu shtohen derivateve të naftës, lëvizjes së qytetarëve janë vetëm se mënyrë për zhvatje.

    “Po para zgjedhjeve është normale se gjitha partive por sidomos atyre që menaxhojnë me buxhetin iu duhen më shumë para. Nuk pres që të shkojnë këto në ndonjë projekt ekologjik por si gjithnjë. Në vitin 2020 dy rishikimet e buxhetit që ndodhën, dy herë janë tërhequr dy të tretat e parave nga ministria e ekologjisë nga projektet mjedisore, kështu që taksat për ndotje paguhen kryesisht nga industria e rëndë.

    Taksat që iu shtohen derivateve të naftës, lëvizjes së qytetarëve janë vetëm se mënyrë për zhvatje. Ndihmojnë ndoshta në atë fondin e përgjithshëm të taksës ekologjike, por sa do përdoret ajo taksë ekologjike për qëllime ekologjike në vendin tonë, është shumë diskutabile”, deklaroi Arianit Xhaferi, Eko Guerilla.

    Lajmi Paraprak

    Takimi Biden – Putin, presidentët dakordohen për sigurinë kibernetike

    Lajmi i rradhës

    Për dy vjet komunat kanë marrë nga Qeveria 14.5 milionë euro

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë