Taravari: Ahmetit i ngjan opozita

    Lideri i ASh-së dhe ministri i Shëndetësisë Arben Taravari ka reagur ndaj mbledhjes së djeshme të mbajtur nga BDI në Gostivar, raporton TV21.

    Ai ka theksuar se fytyra e Ali Ahmetit dukej shumë dëshpëruese.

    “Mua fotografia dje në Gostivar, kështu ekspresioni i fytyrës së z. Ahmetit nuk më duket shumë mirë më duket shumë dëshpëruese”, tha Taravari.

    Taravari shtoi se fillimisht duhet t’i lënë 100 ditë të punojnë pastaj të kritikojnë.

    Taravari: Ahmetit i ngjan opozita, di si të veprojë si opozitarë

    Taravari nga koalicioni VLEN ka theksuar se nga BDI si opozitë e vërtet pret që pas 100 ditësh të tregojë për sukseset e kësaj Qeverie por edhe për dështimet nëse ka.

    “Absolutisht jemi përfaqësues legjitim të shqiptarëve me të gjitha parametrat në qoftë se i analizoni, kështu që unë ju uroj vetëm qetësi dhe shëndet dhe besoj se mbas 100 ditësh bashkëbisedojmë dhe të na tregojnë për sukseset që kemi arritur apo në qoftë se kemi dhe dështime, këtu jemi për të na kritikuar, opozita e vërtet kështu është. Unë e konsideroj z.Ahmetin si njeri të urtë dhe mençur i cili do të dijë të veprojë ashtu siç duhet, si opozititarë i vërtet dhe i ngjan opozita”, shtoi Taravari. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    LSDM kërkon përgjigje se me shpenzimet e kujt djali e ka shoqëruar Mickoskin në ShBA

    Lajmi i rradhës

    Banorët e Pallaticës udhëtojnë 13km për ujë të pijshëm!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë