Taravari: ASh e ka të vështirë daljen me BDI-në në zgjedhje, por respektojmë vendimet e partisë

    Taravari: Për ASh-në është shumë e rëndë dalja me BDI-në në zgjedhje, por vendimet e organeve partiake patjetër të respektohen

    Pas takimit me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti, i pari i ASh-së, Arben Taravari u pyet nëse vazhdon të mendojë se partia e tij duhet të dalë vet në zgjedhje, ai tha se për të gjitha opsionet, vendimet i marrin organet e partisë. Taravari tha se për ASh-në, është e rëndë që të dalë me BDI-në në zgjedhje, raporton TV21, përcjell Nistori.

    “Një prej opsioneve të cilën e kemi si vendim të kryesisë së partisë është të del vet në zgjedhje. Thash, për Aleancën është shumë e rëndë të dalë me BDI-në, por do t’i shqyrtojmë përsëri. Vendimet e organeve partiake patjetër të respektohen”, theksoi Taravari.

    “Bashkëbiseduam për funksionimin e mëtutjeshëm të Qeverisë”

    Taravari e quajti diçka të zakonshme takimin e sotëm që pati me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti. Ai shtoi se me Ahmetin janë takuar si dy partnerë të koalicionit.

    “Bashkëbiseduam për funksionimin e mëtutjeshëm të Qeverisë, mundësitë çfarë presim për ngjarje të reja, çfarë mund të ndodhë në vend, kështu që ka pasur takime edhe do të ketë takime, me të gjitha partitë politike shqiptare, pa përjashtim”, theksoi Taravari.

    Taravari shtoi se nuk ka pasur ofertë për koalicion me BDI-në nga Ahmeti.

    “As që e kemi diskutuar numrin, për koalicionime kemi biseduar edhe me Kovaçevskin, edhe me Ahmetin, edhe me partitë opozitare shqiptare, me të gjitha jemi në negociata, nuk ka parti me të cilën nuk bisedojmë, por nuk kemi ardhur në fazë që të ndajmë numra të deputetëve”, u përgjigj Taravari. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Temperatura në të cilën duhet të lahen çarçafët për të hequr mikroorganizmat

    Lajmi i rradhës

    Prindërit në RMV për çdo ditë do të informohen për praninë e fëmijëve në orë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë