Taravari: BDI bën fushatë të pistë parazgjedhore dhe presion të vazhdueshëm në administratë

    Foto: Emir H.

    Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arven Taravari, ka akuzuar BDI-në se vazhdon tu bëjë presin të punësuarve në administratë. Këtë Taravari e ka quajtur si fushatë të pistë parazgjedhore të BDI-së duke ushtruar revanshizëm politik ndaj të punësuarve në institucionet e shtetit, të cilët nuk ndajnë të njëjtat bindje politike me partinë në pushtet.

    Ai u ka bërë thirrje të punësuarve në institucionet e shtetit të mos frikësohen dhe ti mbrojnë të drejtat e punëtorëve, ndërsa kërcënimet, shantazhet, shkeljet dhe diskriminimin ta paraqesin në OSBE/ODIHR dhe në të gjitha përfaqësitë tjera diplomatike.

    ”Rasti i fundit është i Bekim Afuzit, I punësuar në Drejtorinë e doganave. Afuzi publikisht i shprehi qëndrimet e veta kundër Bashkimit Demokratik për Integrim, dhe si pasojë e këtyre qëndrimeve ditë më parë është ulur në detyrë. Presionet ndaj tij kanë filluar që nga 2008, ndërsa së fundmi e kanë detyruar që të largohet nga pozicioni vetëm e vetëm që ta ruajtur krenarinë e tij. Si Bekimi ka edhe shumë të tjerë të cilët nuk po dorëzohen por përkundrazi po mobilizohen për tju hakmarrë këtij regjimi në formën më demokratike”, tha Arben Taravari, ASH.

    Lajmi Paraprak

    Carovska: Shkollat do të vendosin për nxënësit që do të ndjekin mësimin online

    Lajmi i rradhës

    Covid-19 ka bërë që RMV të arrijë në limitet e shteteve me rrezikshmëri të lartë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë