Taravari fton Ramën dhe Kurtin në Shkup: Të takohemi për çështjen shqiptare në Ballkan

    Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari / Fotografia: Nistori

    Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në një intervistë për “Euronews Albania” ka folur për situatën e fundit ndërmjet kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

    Ai, nuk parazgjodhi të drejtojë gishtin nga ndonjëri prej ata për të etiketuar si fajtor në krijimin e kësaj situate, por tha se si Aleancë për Shqiptarët janë të gatshëm që të organizojnë takim mes tyre në Shkup.

    “Mendoj se situata që u krijua është shumë e vështirë dhe shumë e komplikuar në përgjithësi për shqiptarët. Unë mendoj se urgjentisht duhet zotëri Rama dhe zotëri Kurti të ulen. Ne, si Aleancë e Shqiptarëve dhe si shqiptarë të Maqedonisë së Veriut e kishim ngritur këtë si iniciativë që ja në Shkup të organizohet një takim mes dy kryeministrave që të kenë një agjendë afatshkurtë, afatmesme dhe afatgjate e cila ka të bëjë me çështjen e shqiptarëve të cilët jetojnë këtu në Ballkan, në dy shtete, por jo vetëm në dy shtete shqiptare, por edhe në Maqedoni, Greqi… Unë nuk arrita t’i them Ramës këtë, sepse nuk e takova. E takuan ministrat tanë. Por ja që publikisht them që e kisha marrë një iniciativë të tillë për t’i takuar dhe për të krijuar një strategji”, tha Taravari.

    Kujtojmë që kjo deklaratë e Taravarit vjen ngaqë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk e priti në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

    Lajmi Paraprak

    Shëndeti i zemrës rrezikohet nga vapa e madhe – Çfarë duhet të keni kujdes

    Lajmi i rradhës

    Vit i brishtë për vreshtarët e Kosovës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë