Vit i brishtë për vreshtarët e Kosovës

    “Sot, sikur të ma jepnin nënshtetësinë e Zvicrës, do t’u thosha mbajeni, nuk më duhet, sepse unë i kam vreshtat e mia”.

    Kështu e përshkruan pasionin që ka për vreshtarinë Fatmir Pajzaiti nga Potoçani i Ulët i Rahovecit – pjesa perëndimore e Kosovës.

    Mëngjesi i 7 korrikut e gjeti atë duke i shikuar dëmet që ia shkaktoi një shi i rrëmbyeshëm, që kishte rënë gjatë natës.

    Fatmir Pajaziti derisa shikon dëmet e shkaktuara nga shiu.
    Fatmir Pajaziti derisa shikon dëmet e shkaktuara nga shiu.

    Smederevkë, Hamburg dhe Zhametë janë tri llojet e rrushit që Fatmiri i kultivon. Por, moti i keq që dominoi muajt e pranverës dhe fillimverës ia ka shuar shpresat se sivjet do t’i nxjerrë investimet që i ka bërë.

    Fatmir Pajaziti në vreshtën e tij.
    Fatmir Pajaziti në vreshtën e tij.

    Vitin e kaluar, Fatmiri thotë se ka shitur rreth 36 mijë kilogramë rrush të llojeve të ndryshme. Sivjet nuk beson se do të arrijë të vjelë as gjysmën e kësaj sasie.

    Njëjtë si vreshtat e tij, shirat kanë dëmtuar edhe vreshtat e tjera përreth.

    Kalaveshët e tharë në një vreshtë në fshatin Potoçan i Ulët, Rahovec.
    Kalaveshët e tharë në një vreshtë në fshatin Potoçan i Ulët, Rahovec.
    Një kalavesh i tharë.
    Një kalavesh i tharë.

    Disa punëtorë që ishin duke punuar në vreshtat e një kompanie të madhe të prodhimit të verës në Rahovec, i thanë Radios Evropa e Lirë se, krahas motit të keq, vreshtat këtë vit i kanë dëmtuar edhe sëmundje të ndryshme.

    Ata thanë se po i spërkatnin hardhitë kundër sëmundjeve – disa prej të cilave, sipas tyre, janë shkaktuar nga moti i ligë.

    Një punëtor duke spërkatur hardhitë kundër sëmundjeve që thonë se u shkaktuan nga moti i keq.
    Një punëtor duke spërkatur hardhitë kundër sëmundjeve që thonë se u shkaktuan nga moti i keq.

    “Sa më shumë shi, aq më shumë sëmundje për rrushin”, u shpreh njëri prej punëtorëve.

    Vreshtarët duke spërkatur rrushin.
    Vreshtarët duke spërkatur rrushin.

    Sipas vreshtarëve, moti me shi dhe breshër i ka dëmtuar më shumë vreshtat e reja, që janë mbjellë në 3-4 vjetët e fundit.

    Një punëtor duke sjellë materialin për spërkatjen e rrushit.
    Një punëtor duke sjellë materialin për spërkatjen e rrushit.

    Një vreshtë me hardhi të reja zakonisht fillon prodhimin e rrushit në vitin e tretë.

    Por, këtë vit, duket se shumë vreshta nuk do të prodhojnë fare rrush, pasi janë tharë.

    Shumë hardhi janë tharë shkaku i sasisë së madhe të ujit.
    Shumë hardhi janë tharë shkaku i sasisë së madhe të ujit.

    Vitet paraprake, kur moti në pranverë dhe në verë ka qenë më i mirë, vreshtarët kanë kontribuuar që në Kosovë të prodhohen mbi 8 milionë litra verë.

    Mbi 7 milionë litra verë që prodhohen në Kosovë, eksportohen jashtë vendit.

    Një vreshtë e dëmtuar nga shiu.
    Një vreshtë e dëmtuar nga shiu.
    Sasi e madhe e baltës shihet në shumë vreshta në Rahovec.
    Sasi e madhe e baltës shihet në shumë vreshta në Rahovec.

    Sipas një raporti të vitit 2017 të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Kosovës, sipërfaqja me vreshta në Kosovë ka qenë rreth 9.000 hektarë në vitin 1988, ndërsa sot kultivohen mbi 3.100 hektarë, prej të cilëve 769 hektarë janë me rrush tryeze dhe rreth 2.300 hektarë me rrush për verë.

    Në mesin e vreshtave kishte edhe të tilla si kjo që nuk dukej shumë e dëmtuar.
    Në mesin e vreshtave kishte edhe të tilla si kjo që nuk dukej shumë e dëmtuar.
    Kështu dukeshin kalaveshët që brenda pak javësh pritet të jenë gati për vjelje.
    Kështu dukeshin kalaveshët që brenda pak javësh pritet të jenë gati për vjelje.

    Sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, rreth 75% e vreshtave janë në pronësi të fermerëve, ndërsa pjesa tjetër – rreth 25% – është në pronësi të kompanive prodhuese të verës. /REL/

    Disa vreshta që i kanë shpëtuar motit të keq.
    Lajmi Paraprak

    Taravari fton Ramën dhe Kurtin në Shkup: Të takohemi për çështjen shqiptare në Ballkan

    Lajmi i rradhës

    Dashuria lufton frikën e nënave të reja në QKUK

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë