Taravari i bindur: Nuk kemi interes për të hyrë në Qeveri

    Kryetari u.d. i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari u shpreh se partia që drejton ai nuk e ka në plan t’i bashkohet qeverisë.

    Taravari u shpreh se gjatë kësaj periudhe është i fokusuar në ristukturimin e partisë.

    “Është një takim me strukturat e degës së Tetovës, një takim i rregullt këtë periudhë. Ne si kryesi e partisë praktikisht kemi vizituar gjitha degët, thamë se do fokusohemi në rikonstruimin e degëve dhe nëndegëve dhe së bashku me Ziadinin kemi kalu gjitha degët nga Likova deri në Strugë dhe ishte ideja ti thirrnim dhe aktivistët tonë në Tetovë. Disa ishin të pakënaqur disa të kënaqur dhe ata që kanë qenë kritik ndaj nesh të ulemi dhe bisedojmë”, tha Taravari.

    Ai më tej tha se nuk janë të interesuar për hyrje në qeveri.

    “Nuk ka diçka të tillë, ne për momentin jemi duke organizuar partinë ku gati çdo ditë jemi në terren duke i takuar strukturat”, tha Taravari. /KlanM/

    Lajmi Paraprak

    Kualifikimet e Euro 2024, Kosova në Grupin I me Zvicrën, Shqipëria me fat

    Lajmi i rradhës

    Profesionet më të kërkuara / Inxhinierët e telekomunikacionit dhe hidraulikët e mekanikët

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë