Taravari: Nëse do të kthehesha në vitin 2014, 2015, nuk do t’i futesha politikës

    Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari duke folur për jetën jashtë politikës, si neurolog, në emisionin “Pastel” në TV21 zbuloi disa momente të rëndësishme të jetës së tij, përcjell Nistori.

    Duke u ndjerë keq, që nuk mundet ta ushtrojë aktivisht profesionin e neurologut, ai bëri të ditur se është bërë pishman që është bërë pjesë e politikës.

    “Nëse do të kthehesha në vitin 2014, 2015, nuk do t’i futesha politikës”, tha Taravari pasi siç shtoi se shumë pak kohë i kushton profesionit.

    Ai zbuloi se kishte në plan që në Klinikë të Neurofiziologjisë, ku në mënyrë vullnetare kalon një ditë në javë, për konsulta me pacientë, nga viti i ardhshëm të kalonte dy ditë në javë, “por puna e liderit të partisë ishte e paplanifikuar”.

    Taravari tregon se si e menaxhon stresin

    Politika të shkakton shumë stres, por secili individ ka mënyrat e veta se si të menaxhojë të njëjtin, kështu u shpreh Taravari teksa foli për mënyrat e menaxhimit të stresit.

    Ai zbuloi se ka disa mënyra, por për të më efektive është loja në kompjuter dhe vrapimi.

    “Unë mundohem ta menaxhoj stresin, kryesisht me miq dhe shokë, por edhe me familjen më të afërt. Çdo kush kemi mënyra me të cilat më lehtë e hedhim një pjesë të madhe të stresit. Te unë zakonisht janë lojërat në kompjuter të cilat mi përgatisin fëmijët dhe më pëlqejnë. Një periudhë të ditës, 30-60 minuta i kaloj aty, por edhe vrapimi më ndihmon shumë”, tha Taravari. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Gashi: Rritja e shumicës ishte një fiasko e vërtetë

    Lajmi i rradhës

    Rama në Londër: Kriminelët po i përdorin “ëndrrat dhe shpresat” e shqiptarëve

    Lajme tjera

    Moti për sot

    Moti gjatë ditës së sotme do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare lokale. Do të fryjë…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë