Gashi: Rritja e shumicës ishte një fiasko e vërtetë

    Procesi i rritjes së shumicës, ishte një fiasko e vërtetë posaçërisht për LSDM-në e cila hyri në atë proces për ta ndihmuar BDI-në për të shpëtuar një karrierë politike, përcjell Nistori.

    “Është për të ardhur keq, i tërë shteti të merret gjashtë muaj vetëm me rikuperimin e problemeve në BDI. Mendojë se nuk është mirë kjo për shtetin, mendoj se jo vetëm për BDI-në, por për asnjë parti tjetër politike qytetarët të merren tani me problemet që i ka Alternativa. Mendoj se është jo fer”, tha Afrim Gashi në emisionin “24analiza” në TV 24.

    Ai tha se me siguri qëllimi i tërë këtij procesi nuk ka qenë që të rritet shumica me një deputet.

    “Qëllimi ishte që të largohet ‘grupi i zjarrit’, të merret Aleanca në Qeveri që të amortizohet ‘grupi i zjarrit’ si problem i brendshëm i BDI-së”, u shpreh Afrim Gashi.

    Lajmi Paraprak

    Digjitalizimi i universiteteve në Maqedoni, i patjetërsueshëm

    Lajmi i rradhës

    Taravari: Nëse do të kthehesha në vitin 2014, 2015, nuk do t’i futesha politikës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë