Taravari: Procesi i Berlinit është rruga e vetme për Ballkanin Perëndimor

    Komunikata e plotë e Aleancës për Shqiptarët:

    Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka shprehur qëndrimin e tij dhe partisë të cilën drejton, në lidhje me mekanizimin e Ballkanit të Hapur, nismë kjo e cila paradokohe u braktis nga ana e qeverisë së Republikës së Shqipërisë.  

    “Dua të siguroj qytetarët se Aleanca për Shqiptarët desolidarizohet nga çdo nismë e re e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut në kuadër të mekanizmit tanimë të abortuar, të njohur si Ballkani i Hapur”, ka shkruar Taravari. 

    Ai vlerëson se me daljen e Republikës së Shqipërisë nga Ballkani i Hapur, këtij mekanizmi nuk i ka ngelur as kuptim e as legjitimitet. 

    “Mekanizmat duplifikuese dhe jo inkluzive që krijojnë një Ballkan Perëndimor me dy shpejtësi, nuk i ndihmojnë frymës integruese në rajon. Rruga përpara është e qartë: marrëveshjet tanimë të nënshkurara në kuadër të Ballkanit të Hapur, duhet të integrohen në tërësi dhe të zbatohen në kuadër të Procesit të Berlinit, duke filluar nga samiti i tetorit në Tiranë”, ka shkruar Taravari duke shpalosur kështu qëndrimin e tij dhe partisë së tij.

    Lajmi Paraprak

    Ronaldo ia theu një tjetër rekord Lionel Messit në Guinness World Records

    Lajmi i rradhës

    Eurostat: Shqipëria me varfërinë dhe pabarazinë më të lartë qytet-fshat në Europë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë