Taravari: Si kundërpërgjigje ndaj koalicionit LSDM-BDI, do të bashkëpunojmë me VMRO-DPMNE-në në zgjedhjet lokale

    Sekretari i përgjithshëm i ASH-së, Arben Taravari, deklaroi se Aleanca dhe  Alternativa janë në negociata me VMRO-DPMNE-në. Ai shtoi se ky bashkëpunim vjen si kundër përgjigje ndaj koalicionit LSDM-BDI i njoftuar disa javë më parë nga Zaevi dhe Ahmeti, shkruan Nistori.

    Ne disa herë, dy-tre muaj i kemi ofruar BDI-së që në raundin e parë të garojmë veta-vet. Domethënë ato vetë kandidatin e tyre, ne vetë kandidatin tonë dhe në raundin e dytë të mendojmë për kombinime të caktuara, Ju jeni të informuar se para dy-tre javësh një fotografi e përbashkët e zotëri Ahmetit me zotëri Zaev, ku treguan se në disa vende në raundin e parë e në disa vende në raundin e dytë. Dhe si kundër përgjigje ndaj kësaj nuk na mbetet gjë tjetër përveç edhe ne të mendojmë për bashkëpunim me VMRO-DPMNE-në”, ka deklaruar Taravari.

    Taravari ka shtuar se ata janë në përfundim të bisedimeve për koalicion me VMRO-DPMNE-në dhe sipas të gjitha gjasave Aleanca dhe Alternativa do të kenë bashkëpunim në disa komuna në raundin e parë e në disa komuna në raundin e dytë. 

    Në lidhje me garën në Komunën e Kërçovës, sekretari i përgjithshëm i ASH-së ka deklaruar se janë duke menduar nëse do të dalin me listë këshilltarësh apo edhe me kandidat. /Nistori/ 

    Lajmi Paraprak

    Kamçev: Ne u dënuam para se të gjykohemi

    Lajmi i rradhës

    Nga mëngjesi deri në darkë | Sa gota me ujë duhet të pini

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë