Targa të ngjyrosura për veturat zyrtare – Tomovski premton transparencë dhe kontroll më të rreptë

    Drejtori i Shërbimit për Çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkëta të Qeverisë, Ivica Tomovski në intervistën për Alsat thekson javën e ardhshme hapet procedura për targat e ngjyrosura të veturave zyrtare. Nëse dështon tenderi, Tomovski premton se automjetet zyrtare do të shënjohen me afishe përkatëse që të vërehen se janë zyrtare me qëllim që të parandalohet keqpërdorimi i mundshëm gjatë periudhës së zgjedhjeve lokale dhe në përditshmëri. Tomovski gjithashtu flet edhe për nevojën e furnizimit të një avioni zyrtar.

    Gazetari: Drejtor deri ku procedura për furnizimin e targave me ngjyrë për veturat zyrtare?

    Tomovski: “Procedura për furnizimin e targave duhet të mbarojë diku më 25 qershor, gjegjësisht hapja publike e dokumentacionit të tenderit në Ministrinë e Punëve të Brendshme do të jetë saktë më 25 qershor. Shpresoj se kompanitë që kanë konkurruar do të jenë të kompletuara dhe do të kemi zgjedhje të kompanisë sapo të bëjmë furnizim të ngjyrave përkatëse, do të japim detyrim deri te të gjitha institucionet shtetërore dhe komunale. Gjegjësisht, gjithçka që nënkupton pronësi shtetërore që t’i zëvendësojnë targat në afat prej 30 ditësh. Atë dinamikë planifikojmë ta mbarojmë gjatë periudhës së verës pasi që muaji shtator do të jetë muaj i fushatës pasi që zgjedhjet lokale duhet të jenë diku mes 15 dhe 19 tetor dhe për ato arsye duam që të mënjanohet dyshimi se ndoshta do të ketë keqpërdorime të këtyre veturave zyrtare për qëllime partiake”.

    Gazetari: Domethënë do të shfrytëzohen targat gjatë fushatës.?

    Tomovski: “Praktikisht para fushatës duhet të vendosen që të mos ekspozohemi nga keqpërdorimi i mundshëm dhe ja për herë të parë përmend në mediumin tuaj, nëse nuk arrijmë dhe nëse dështon tenderi, procedura e tenderit për x apo y arsye ju premtoj se të gjitha veturat zyrtare do të brendohen me afishe prej anash dhe do të dihet se ajo është veturë zyrtare shtetërore që të mos ketë kurrfarë keqpërdorime të mundshme”.

    Gazetari: Domethënë nëse nuk realizohet tenderi, gjithsesi do të kemi ndonjë shenjim?

    Tomovski: “Që të mundeni edhe ju mediat t’i ndiqni keqpërdorimet e mundshme dhe qytetarët të munden t’i ndjekin dhe të paraqesin pasi që paralelisht do të hapim edhe një linjë telefonike dhe një adresë e-maili ku çdo keqpërdorim i mundshëm do të paraqitet te ne, ndërsa ne do ta shpërndajmë me ju mediat”.

    Gazetari: Keni premtuar dhe regjistër të veturave zyrtare. Çfarë nënkupton kjo dhe kur do të jetë në funksion?

    Tomovski: “Kjo është pjesa e dytë e atij obligimi që e morëm në qeveri, njëri është shenjim i të gjitha veturave zyrtare dhe tjetri është regjistri i automjeteve pasi ne jemi, mund të them një prej shteteve të rralla që nuk ka regjistër të vet. Cilat janë arsyet, me të vërtetë nuk e di që këto 30 vite nuk kemi regjistër. Bëhen disa ndryshime ligjore që të mundet regjistri të furnizohet. Plani është nëse kemi sukses gjithçka të sigurojmë, diku deri në fund të vitit kalendarik ta furnizojmë atë softuer, gjegjësisht atë regjistër, pasi ai do të shfrytëzohet edhe për Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe në përgjithësi për shtetin pasi do të lidhet me kamerat “Safe city” të cilat më tej në të ardhmen duhet t’u shërbejnë Ministrisë së Punëve të Brendshme”.

    Gazetari: A keni vërejtur keqpërdorime të veturave zyrtare, gjatë kësaj periudhe derisa jeni drejtor?

    Tomovski: “Të jem i sinqertë kishim një paraqitje te ne nga një medium për parkim të gabuar të automjetit. Kishte gjobë përkatëse për shoferin që ka drejtuar me atë automjet. Kemi pasur një testim në njëfarë mënyre të them. Para disa ditësh kishim një ngjarje partiake, ditëlindje të partisë dhe u dhashë urdhra konkrete shërbimeve në kuadër të Shërbimit për Përgjithshme dhe të Përbashkëta që t’i ndjekim ministrat dhe funksionarët nëse do të shkojnë në atë ngjarje me automjet privat apo shtetëror. Mund të ju garantoj se nuk kishte keqpërdorim. Domethënë kemi dallim prej pushtetit të kaluar dhe këtij pushteti. Nuk kishte keqpërdorime dhe për atë jeni dëshmitarë dhe ju mediat pasi një pjesë e madhe e mediave ishin dhe të pranishme dhe nëse do të kishte rast të tillë do të dilte në opinion”.

    Gazetari: Drejtor, flitet shumë për blerjen e një avioni, a i nevojitet një avion i tillë shtetit dhe për sa vite do të kishim avion të tillë

    Tomovski: “Atë temë në opinion e hapa unë para disa muajsh pasi avionin tonë që e kemi momentalisht “Learjet” është me kapacitet shumë të vogël, gjegjësisht ka 6 ulëse. Afërsisht është mjaft i vjetër. Nuk prodhohen pjesë rezervë, flasim për pjesë origjinal. Kështu, sipas të gjitha gjasave defektet e shpeshta që paraqiten janë për arsye se nuk ka pjesë origjinal. Për 6 vite janë harxhuar diku 4 deri në 4 milionë e gjysmë euro për servisimin e tij, si të jashtëzakonshëm ashtu edhe të rregullt. A nevojitet avion? Avioni nevojitet për disa aspekte. Njëri prej atyre aspekteve është imazhi i shtetit, serioziteti i shtetit, e përfaqëson shtetin, është i dobishëm për shtetin. Kur shkoni në udhëtime të caktuara e shfrytëzoni atë avion, e reklamoni shtetin. Disa herë e përmend shtetin pasi që ai është simbol i një shteti. E dyta është nga aspekti… ja dy raste eklatante i kemi në periudhën e kaluar. Njëri prej tyre është se marrim pacient nga këto prej fatkeqësisë në Koçan. Prej Austrisë e sjellim në Maqedoni, pasi ai pacient nuk mund të udhëtojë me fluturim komercial, ne i heqim ulëset e avionit momental e transportojmë pacientin deri në Shkup dhe prej Shkupit në Koçan. Shembulli i dytë është gjatë konfliktit që ndodh në Izrael, kemi gjetur një pikë të sigurt dhe morëm 8 udhëtarë, prej të cilëve 4 të rritur dhe 4 fëmijë, prej atyre fëmijëve njëri është foshnje. Kemi ende atje udhëtarë tanë. Kur do të kishim një avion më të madh, do të kishim arritur që të gjithë ato shtetasit tonë t’i kthejmë sigurt në Maqedoni”.

    Lajmi Paraprak

    Opozita shqiptare kundërshton propozim-ligjin e ri për përfaqësim të drejtë, kërkon rishikim

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë