Prindërit dhe të afërmit e viktimave në zjarrin që ndodhi në diskotekën “Puls” në Koçan morën pjesë në “Marshimin e 21-të për Engjëjt” këtë të të shtunë. Ata kërkuan edhe një herë përgjigje nga institucionet kompetente në lidhje me procedurat që po zhvillohen kundër të akuzuarve për tragjedinë në të cilën vdiqën 62 persona dhe u plagosën më shumë se 200, përcjell Nisori.
Pyetja kryesore që ata i bënë gjykatës dhe Prokurorisë ishte pse aktakuza që Prokuroria paraqiti pothuajse tre muaj më parë nuk është vlerësuar ende. Në të njëjtën kohë, ata thanë se shtyrja pa një arsye të justifikuar është kundër ligjit.
Pyetjet që i mundojnë në emër të familjarëve u ndanë nga Rozeta Xhamova, vëllai i së cilës vdiq më 16 marsin e kobshëm.
“Kemi informacion se aktakuza ende nuk është vlerësuar. Siç jemi informuar, kjo fazë mund të zgjasë disa muaj, por zvarritja pa një arsye të justifikueshme është në kundërshtim me ligjin dhe është bazë për një reagim nga ne, palët e dëmtuara apo opinioni. Nuk ka një afat të rreptë për vlerësimin e një aktakuze, por është detyrë të vendoset brenda një afati të arsyeshëm, dhe kanë kaluar pothuajse tre muaj që nga ngritja e aktakuzës. Kundërshtimet nga të pandehurit janë paraqitur dhe e tëra çfarë pritet jeni ju”, tha Xhamova.
Ajo i kërkoi gjykatës t’u ofrojë atyre informacion mbi ecurinë e procedurës për vlerësimin e aktakuzës dhe nëse ka një afat specifik brenda të cilit Këshilli i Vlerësimit duhet të veprojë, pra të marrë një vendim.
Nëse nuk ka afat, ajo tha se gjykata duhet t’u tregojë atyre se deri kur mund të pritet të përfundojë kjo procedurë, duke marrë parasysh parimin e veprimit brenda një afati të arsyeshëm, sipas nenit 6 të Ligjit për Procedurë Penale.
Duke folur në emër të të afërmve të viktimave të pranishëm, ajo gjithashtu i drejtoi një pyetje Zyrës së Prokurorit Publik Themelor për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në lidhje me hetimin kundër oficerëve të policisë të cilët akuzohen për krime të rënda kundër sigurisë publike. /Nistori/






