Të akuzuarit për vrasjen e Denis Tot nuk ndjehen fajtorë

    Të akuzuarit për vrasjen e hendbollistit kroat Denis Tot, Anxhelo Gjorgievski, Klementina Levkovska dhe Andrej Kostovski sot para Këshillit gjyqësor në Gjykatën Themelore Penale – Shkup deklaruan se nuk ndihen fajtorë për veprën për të cilën ngarkohen.

    Në seancën e sotme të parë të procesit, prokurorja Tanja Trajçevska mbajti fjalën hyrëse të Prokurorisë në të cilën shpjegoi aktakuzën që përshkruan ngjarjen në të cilën u rrah për vdekje hendbollisti kroat, Denis Tot, para një klubi nate në parkun e qytetit në Shkup.

    “Nga të gjitha ato goditje viktima ka pësuar lëndime të shumta, si dhe lëndime të rënda fizike dhe si pasojë e të gjitha atyre lëndimeve viktima ka rënë në koma. Ai është dërguar menjëherë në Qendrën urgjente në Qendrën klinike Nënë Tereza”, tha ajo.

    Ajo shtoi se si pasojë e dëmtimeve dhe traumave në kokë ka pasur çrregullim të neuroneve të trurit, që ka sjellë vdekjen më 8 prill 2022 në orën 11:40.

    Trajçevska theksoi listën e provave me të cilat disponon Prokuroria, e cila përfshin procesverbal nga bastisja e një shtëpie dhe lokaleve tjera, vërtetimet për sendet e konfiskuara përkohësisht, me të cilat, siç tha, është konfiskuar veshja e të dëmtuarit dhe një pjeë e rrobave të të akuzuarit Anxhelo Gjergjievski.

    “Disponon me dy CD nga kamerat e sigurisë nga të cilat shihet qartë e gjithë ngjarja e ndodhur në mbrëmjen kritike dhe mbi të gjitha individualisht veprimet e secilit prej të akuzuarve që kanë marrë atë ditë”, tha ajo.

    Ajo shtoi se Prokuroria ka edhe ekspertizë për veshjen, konstatimet dhe mendimet e ekspertëve lidhur me llogaritshmërinë e të gjithë të akuzuarve, si dhe dokumentacionin mjekësor nga i cili rrjedh lloji dhe natyra e lëndimeve që viktima ka pësuar natën kritike.

    “Gjithashtu, është përgatitur raport me shkrim për obduksionin e kryer më 09.04.2022 nga Instituti i mjekësisë ligjore në Fakultetin e mjekësisë në Shkup, i bashkëngjitur është CD e obduksionit të kryer, si dhe raport me shkrim nga ekspertiza kryer më 20 qershor 2022 nga Instituti, prej nga rrjedh shkaku i vdekjes së të dëmtuarit, si dhe lidhja shkak-pasojë ndërmjet vdekjes së të dëmtuarit dhe veprimeve të ndërmarra nga të akuzuarit në ditën kritike”, shpjegoi ajo.

    Nga ana e Prokurorisë, shtoi ai, janë marrë në pyetje përfaqësuesi ligjor i viktimës Denis Tot, babai i tij Igor Tot, si dhe dëshmitarët që ishin të pranishëm në ngjarje.

    “Me prova të tilla besoj se do të vërtetojmë se të akuzuarit e kanë kryer veprën në mënyrën, kohën dhe vendin e përshkruar në aktakuzë”, tha Trajçevska.

    Fjalët hyrëse të mbrojtjes u shtynë për në seancën e ardhshme për shkak të kërkesës së njërit prej mbrojtësve.

    Ndryshe, ngjarja kriminale ka ndodhur më 7 prill, në orët e hershme të mëngjesit, para një lokali nate në Shkup, kur të dyshuarit pas një mosmarrëveshjeje të shkurtër verbale kanë sulmuar shtetasin kroat tashmë të ndjerin dhe i kanë goditur disa grushte dhe shkelma. I ndjeri nga goditjet ka rënë dhe ka goditur asfaltin me pjesën e pasme të kokës dhe ka humbur ndjenjat.

    Të tre të dyshuarit kanë vazhduar ta godasin në kokë dhe më pas pa e ndihmuar janë larguar nga vendi i ngjarjes. Një person i punësuar në klubin e natës ka lajmëruar ambulancën, pas çka i ndjeri është transferuar në Qendrën Emergjente në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”.

    Sipas informacioneve të marra nga mjekët që kanë pranuar tashmë të ndjerin, personi ka pasur atak kardiak, ënjtje masive të trurit, prerje e gjuhës dhe temperaturë të lartë trupore. Pas pranimit, i njëjti është vendosur në respirator dhe ka qenë në rrezik për jetën, ndërsa të nesërmen edhe përkundër tentimeve për reanimim ka ndërruar jetë.

    Lajmi Paraprak

    PThP ka ngritur aktakuzë ndaj “Besa Trans” dhe drejtuesit të saj

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë