Të paktën 10 të vrarë nga të shtënat në një shkollë në Austri

    Të paktën dhjetë njerëz, përfshirë shtatë nxënës, janë vrarë të martën në një sulm të dyshuar me armë në një shkollë në qytetin Grac, në jug të Austrisë, raportojnë mediat austriake.

    Kryetarja e qytetit, Elke Kahr, tha se sulmuesi i dyshuar është vrarë gjithashtu.

    Ajo e përshkroi sulmin si “tragjedi e tmerrshme”. Khar tha se shumë njerëz të tjerë janë dërguar në spitale për shkak të plagëve.

    Policia austriake tha se beson se sulmuesi veproi i vetëm.

    Edhe Forcat Speciale janë dërguar në gjimnazin BORG Dreierschützengasse, pas një telefonate në orën 10:00 të mëngjesit.

    Rreth një orë më vonë, policia njoftoi në rrjetin social X se të gjithë janë evakuuar nga shkolla dhe janë dërguar në vend të sigurt.

    Policia shtoi se situata është “nën kontroll” dhe se nuk ka më rrezik.

    Grac, qyteti i dytë më i madh i Austrisë, ndodhet në juglindje të vendit dhe ka rreth 300.000 banorë.

    Lajmi Paraprak

    Si u shmang nisja e luftës së tretë botërore në Kosovë

    Lajmi i rradhës

    Shumë vende europiane po rrisin moshën e daljes në pension

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë