Vlerësimi i administratës në RMV vetëm në letër

    Vlerësimi i punës së administratës publike rregullohet në përgjithësi me Ligjin për marrëdhëniet e punës, më detajisht me Ligjin për nëpunësin administrativ (LNA) dhe në masë më të vogël me Ligjin për të punësuarit publikë (LPP), thuhet në Raportin e “Metamorfozis” për reformat në administratën publike me titull: “Administrimi” me administratën – parakusht kyç për reformat, i cili përshkruan gjendjen e procesit të reformave nga viti 2021 deri më 31 mars 2022, shkruan Vërtetmatësi.

    Në përgjithësi, zyrtarët administrativ vlerësohen dy herë në vit. Një herë në gjysmë viti dhe një herë në fund të vitit. LNA ka detaje për këtë dhe një sistem notash nga 1 deri në 5.

    Por sipas ekspertëve në fokus grup, kjo funksionon vetëm në letër. Në praktikë, pikët më të larta ose më të ulëta nuk jepen kurrë dhe ka shumë arsye për këtë. Një nga arsyet është afërsia, pra fakti që punonjësit nuk duan të inatosen me njëri-tjetrin. Së dyti, askush nuk do të guxonte t’i jepte notën më të ulët dikujt që është pranuar me mbrojtje (parti, i afërm, ndonjë tjetër), sepse ka frikë nga hakmarrja. LNA i ri parashikon gjithashtu vendosjen e listave evidentuese që do të përmirësonte sistemin e vlerësimit dhe matjes së produktivitetit, tha një nga ekspertët.

    “Nëse vërtet dëshirojnë të matin produktivitetin, është shumë e thjeshtë bazuar në një formulë të njohur – numri i detyrave të caktuara nën numrin e detyrave të kryera dhe shumëzuar me njësinë e kohës, thotë një nga ekspertët e grupit të fokusit. Mbeten detaje si vlerësimi cilësor i detyrave të kryera. Por pyetja e madhe është nëse ka motiv dhe kushte që kjo të zbatohet brenda administratës”.

    Sipas të njëjtit ekspert, në një dokument, nëse dëshirojnë mund të rishikohet edhe ​​sistemi për paga. Në këtë dokument do të kishte katalog të vendeve të punës me tabela se cili vend çfarë rroge sjell dhe si ajo do të ndryshonte sipas disa parametrave.

    Kodeks ka – ai nuk aplikohet për administratën?

    Një element i rëndësishëm në lidhje me integritetin janë kodet e sjelljes për të gjithë në administratën publike dhe shtetërore. Është bërë përparim në këtë çështje disa vite më parë me vendosjen e kodeve. Në vitin 2019, Qeveria promovoi Kodin e Etikës për anëtarët e Qeverisë dhe bartësit e funksioneve publike të emëruar nga Qeveria [1]. Vendosja e këtij Kodi është vërejtur edhe nga Komisioni i Venecias gjatë vlerësimit të raundit të pestë të rekomandimeve për RMV-në, në fushën e masave kundër korrupsionit, i cili u publikua në tremujorin e parë të vitit 2021.

    Krahas këtij kodi, që nga viti 2014 ekziston edhe një Kod për nëpunësit administrativë. Një ndryshim që mund të regjistrohet për periudhën që po shkruajmë (2021/2022), është se ky Kod është subjekt ndryshimi. Konkretisht, që nga prilli i vitit 2021, në portalin qeveritar për rregulloret elektronike ENER është postuar një draft version i ri i Kodit, për të cilin debati ka qenë i hapur deri në mes të shkurtit. Në përshkrimin e shkurtër thuhet se pas një vlerësimi të zbatimit të Kodit nga viti 2014, është konstatuar se duhet të bëhet një kod i ri, që ngrit pyetjen pse nuk është zbatuar – nëse nuk ka qenë akt nënligjor cilësor, ose nuk ka pasur vullnet për zbatimin dhe respektimin e tij:

    “Një nga angazhimet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut është kthimi i besimit në institucionet, dhe nga ana tjetër, Kodi, si akt nënligjor i miratuar në vitin 2014, nuk është bërë vlerësim për zbatimin e tij, është paraqitur nevoja për zbatimin e një aktiviteti të tillë që rezultoi me miratimin e Kodit të ri të nëpunësve administrativë” – thuhet në ENER.

    Megjithëse nuk janë pjesë e administratës klasike, por janë aktivitet specifik që është pjesë e sektorit publik, Kod të sjelljes kanë edhe Ministria për Punë të Brendshme, kodeks të veçantë ka edhe Policia, rregulla të ngjashme etike ka edhe në Ministrinë e Mbrojtjes, gjegjësisht Ushtri, etj.

    Lajmi Paraprak

    Hoxhës që i kushtoi darka 36 mijë dollarë!

    Lajmi i rradhës

    Analfabetizimin në Maqedoni e thelloi politika!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë