Të punosh për pagë minimale në RMV!

    Paga minimale do të rritet në afër 23 mijë denarë nga viti 2024 nga 20.175 denarë sa është tani. Në fillim të vitit të fundit të pagesës minimale do të rritet për 10 për qind, thotë Ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. Sipas tij, inflacioni në pjesën e ushqimeve do të jetë rreth 5-6 për qind, ndërsa në përgjithësi ai do të ketë vlerë n prej 7-8 për qind. Për më tepër nga korriku i këtij viti, rritja e pagave po tejkalon rritjen e inflacionit.

    Në bazë të të gjithë të dhënave dhe metodologjisë së përcaktuar nga Qeveria për rritjen e pagave, duke filluar nga paga minimale, në fillimin të vitit të ardhshëm sipas të gjitha të dhënave dhe të atyre që i kemi si institucione, paga minimale do të rritet me së paku 10 për qind, për shkak se kemi 14 për qind rritje të pagës mesatare, thotë ai.

    Nga ana tjetër një pjesë e të punësuarve në sektorin publik si në shëndetësi, gjyqësor etj, thonë se edhe me rritjen e pagave në total për dhjetë për qind dhe me rritjen e pagës minimale prej 10 për qind, sërish një pjesë e tyre do të mbeten me paga minimale. Sindikatat vlerësojnë se me rritjen e pagës minimale do të ketë barazim pagash për mjaft të punësuar në sektorin publik, ndërsa do të rritet numri i të punësuarve që do të punojnë për pagë minimale. Andaj edhe kërkohet rritje proprocionale e pagave të tjera së bashku me rritjen e pagë s minimale.

    Trendet në vend janë vendosja e pagesës uniforme apo të njëjtë pavarësisht nga sasia dhe cilësia e punës së kryer. Analizat e Lidhjes së Sindikatave tregojnë se dy vite më parë apo në pranverë të vitit 2021, numri i të punësuarve që kanë pranuar pagë minimale ka arritur në 100.000 punonjës për shkak të mosrespektimit të ligjeve dhe marrëveshjeve kolektive nga ana e punëdhënësve jo të ndërgjegjshëm. Në vitin 2011, kur LSM më 1 maj e filloi fushatën për të miratuar ligjin për minimumin e pagës, 60.000 deri në 70.000 punonjës ishin afër kufirit ose merrnin pagë minimale. Në mars të vitit 2021 edhe me rritjen e pagës minimale, për shkak të mungesës së ndërgjegjes tek punëdhënësit dhe barazimit që ndodhi për shkak të mosrespektimit të ligjeve dhe marrëveshjeve kolektive dhe rritjes spirale edhe të pagave të tjera, ato në kundërshtim me ligjin kanë paguar paga vetëm në lartësi të pagës minimale në kundërshtim me ligjin, andaj është rritur në 100 mijë numri i punonjësve me paga minimale.

    Trpe Deanovski nga LSM, thotë se rreth 110 mijë të punësuar në sektorin publik marrin paga që është afër asaj minimale në shtet, andaj edhe largohen jashtë shtetit.

    Nga ana tjetër kemi theksuar se vitet e fundit, sidomos sindikata e administratës ka theksuar se nga viti 2015, se kishim këtë barazim apo përputhje të pagave në nivelet më të ulëta të administratës. Sindikatat e tjera thonë se paga minimale edhe me rritje nënkupton barazim pagash, ndërsa thonë se do të rritet numri i punonjësve me pagë minimale, andaj propozojnë që të ketë rritje proporcionale të pagave të tjera së bashku me rritjen e pagë s minimale.

    Bllagoja Rallpovski nga Sindikata e Lirë thotë se numri i punëtorëve me pagën minimale do të rritet, për shkak se me vite mungon rritja proprocionale e pagave të të punësuarve të tjerë që sjell edhe punë më të ngadalësuar dhe grevë të bardhë. Për më tepër nga 130 mijë punonjës me paga minimale do të rriten më tej në vitin e ardhshëm, përderisa mungon motivi i punës tek këta punëtorë në bazë të produktivitetit dhe detyrave në vendin e punës. Ai shton se 6 vite më parë kishim afër 60 mijë punonjës me pagë minimale në 810 mijë të punësuar, ndërsa tani kemi deri 130 mijë punonjës me paga minimale karshi 700 mijë të punësuarve në shtet.

    Ndryshe, nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë thonë se pagat po e humbin garën për të arritur një jetesë më të bukur. Nga atje shtojnë se shporta e konsumit sindikal është mbi 49 mijë denarë, që do të thotë se paga mesatare dhe minimale nuk plotësojnë minimumin për të mbijetuar një familje prej katër anëtarësh. /koha/

    Lajmi Paraprak

    NOTË DYSH PËR ARSIMIN NË RMV!

    Lajmi i rradhës

    Nxënësit e Dibrës interesohen për shkollat profesionale

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë