Të shtëna armësh në Tetovë, nuk ka viktima

    Gjuajtje me armë ka pasur gjatë kësaj mbrëmje në Tetovë. Kjo erdhi pasi pati atentat, i cili nuk rezultoi me pasoja në njerëz. Nuk raportohet as për të plagosur. Policia gjendet në terren dhe po siguron vendin ku ka ndodhur krimi. Ka bllokuar bulevardin “Ilinden”, ndërkaq deri më tani ka gjetur 5 gëzhoja plumbash, përcjell Nistori.

    Informacionet e para nga terreni thonë se zënka është vazhdimësi e vrasjes që ndodhi muaj më parë para Spitalit të Tetovës, kur mes dy grupeve pacientësh të cilët kishin marrë trajtim mjekësor në Spital, pati gjuajtje me armë.

    E vrasja para spitalit kishte nisur nga Gjykata e Tetovës.

    Sektori i Punëve të Brendshme ka dalë me informacionet e para zyrtare për atentatin në Tetovë. Nuk bëhet i ditur identiteti i dorasit, por siç mësohet ai është në arrati dhe mbetet i pakapshëm deri më tani nga organet e rendit.

    “Në orën 22:45 minuta, personi M. T. nga Tetova, në SPB Tetovë ka raportuar se një person i panjohur ka shtënë me armë zjarri nga një veturë në lëvizje në shtëpinë e tij në Tetovë. Deri më tani nuk ka raportime për persona të lënduar. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga SPB Tetovë.

    Lajmi Paraprak

    “Europa” në sllogane, jo edhe në veprime, asnjë grua shqiptare s’do të kryesojë me listat zgjedhore në RMV

    Lajmi i rradhës

    ShBA: diskursi publik në RMV të bazohet në fakte

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë