Të vaksinohen mësuesit, viti i ri shkollorë nuk shtyhet

    Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës thonë se nga i gjithë stafi i shkollave fillore dhe të mesme, rreth 60 për qind janë të vaksinuar dhe nuk ka arsyeje të shtyhet fillimi i vitit shkollor. Nga atje, u bëjnë thirrje të gjithëve që të vaksinohen për ta mbrojtur shëndetin e tyre dhe të afërme të tyre

    Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH), dje ka paralajmëruar se viti i ri shkollor do të filloj me 1 shtator. Nga MASH, thonë se në kushtet e pandemisë së virusit korona janë duke tentuar të sigurojnë mësimdhënie të pandërprerë dhe mbrojtje të shëndetit publik. Sipas tyre, nga i gjithë stafi i shkollave fillore dhe të mesme, rreth 60 për qind janë të vaksinuar dhe nuk ka arsyeje të shtyhet fillimi i vitit shkollor. Nga atje, u bëjnë thirrje të gjithëve që të vaksinohen për ta mbrojtur shëndetin e tyre dhe të afërme të tyre. Edhe pse MASH, ka bërë të ditur fillimin e vitit shkollor, por ende nuk është e sigurt se cili model i procesit arsimor do të përdoret.

    “Për një fillim të qetë të vitit të ri shkollor, sistemi arsimor është gati për të tre skenarët që u miratuan në një seancë të Qeverisë. Gjëja e parë për të cilën jemi angazhuar e cila dhe është në interes më të mirë të nxënëseve është hapja e plotë shkollave dhe rikthimi i nxënëseve në bankat shkollore, në përputhje me të gjitha protokollet e miratuara. Ndërsa me skenarin e dytë parashikojmë që mësimi të jetë si në vitin 2020/2021, ku pjesa më e madhe ishte me mësim online dhe vetëm deri në klasën e tret me prezencë fizike dhe skenari i tretë parashikon që nxënësit të ndërrohen nga një javë me mësim fizik dhe online në mënyrë që të mos mbyllen shkollat plotësisht”, thonë nga MASH.

    Ndërkohë edhe vendet e rajonit kanë planifikuar që mësimin ta fillojnë me prezencë fizike. Në Kosovë. Nga Ministria e Arsimit në Kosovë, kanë paralajmëruar se janë duke planifikuar që ta fillojnë vitin e ri shkollor 2021/2022 me pjesëmarrje fizike dhe me mësim të rregullt për të gjithë nxënësit. Nga atje thonë se janë në kontakt të vazhdueshëm më Ministrinë e Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të cilët do të japin rekomandimet përfundimtare për fillimin e procesit edukativo-arsimor. Ndërsa Serbia, deri më tani nuk ka vendosur ende se si do ta filloj vitin e ri shkollor. Nga atje thuhet se me 20 gusht, ata bashkë me institucionet tjera shëndetësore do të marrin një vendim të përbashkët se si do të filloj viti i ri shkollor. Ndërkohë Shqipëria ka vendosur që vitin e ri shkollor ta filloj me 13 shtator, që për momentin është vendi i cili do të filloj më së voni procesin edukativo-arsimor në rajon.

    Nga ana tjetër, mendimi dhe qëndrimi i mësimdhënëseve është që mësimin nga shtatori të filloj me prezencë fizike, pasi që modeli i vitit të kaluar rezultoi si jo efektiv. Gjithashtu edhe rekomandimet e organizatave ndërkombëtare dhe atyre për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve kanë rekomanduar që të fillohet mësimi me prezencë fizike pasi që vetëm në këtë mënyrë garantohet mësim për të gjithë nxënësit. Ndryshe nga ana tjetër, Unioni i Nxënëseve të Shkollave të Mesme, thonë se qëndrimi i tyre është se gjatë këtij viti shkollor të ketë model të kombinuar./Kohamk/

    Lajmi Paraprak

    Mot me diell dhe i nxehtë, temperatura deri në 38 gradë

    Lajmi i rradhës

    Gastronomia në Dibër: Mërgimtarët vërshojnë hotelet

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë