Gastronomia në Dibër: Mërgimtarët vërshojnë hotelet

    Përveç turistëve që vizitojnë banjat termominerale në Banjisht dhe Kosovrast ku mund të themi se interesi për turizmin banjar është i madh, kapacitet e tjera hotelerike në Dibër dhe rajon edhe pse janë të niveleve me standarde të larta nuk janë profitabil. Prandaj pronarët e këtyre objekteve hotelerike me një interes të veçantë presin sezonin veror ku në Dibër arrijnë mërgimtarët edhe atë kryesisht nga SHBA-ja. Një pjesë e madhe e tyre nuk kanë shtëpia apo banesa dhe akomodohen në objektet hotelerike. Edhe këtë verë kapacitetet hotelerike në Dibër dhe rajon janë për plot me mysafirë. Mërgimtarët të cilët vijnë nga SHBA-ja thonë se me qëllim që mos bezdisin të afërmit e tyre familjar meqë nuk posedojnë shtëpia apo banesa, akomodohen në hotelet e qytetit. Pronarët e hoteleve në Dibër me padurim presin sezonin veror, meqë gjatë vitit i paktë është numri i vizitorëve të cilët sigurojnë buajtje në hotelet e Dibrës.

    Tani vite me radhë gjatë sezonit veror kapacitetet hotelerike janë për plotë me mërgimtar dibran. Sipas tyre rezervimet bëhen gjatë muajit maj para se të vijnë në vendlinje mërgimtarët. Ata shtojnë se janë të kënaqur nga korektesa e qëndrimit në kapacitete hotelerike. Mërgimtari Përparim M. thotë se në Dibër ka ardhur me familjen e tij dhe është akomoduar në hotelin “Kolonja”. Ai vlerson se kushtet janë shumë të mira dhe është i kënaqur nga çmimi. Njëherit biseduam edhe me mërgimtar të tjerë të cilët janë akomoduar në hotelet “Leon”, “Venec”, por edhe në hotelet të Rekës së Poshtme – “Tuto”, “Meraku” etj. Pronarët theksojnë se edhe pse gjatë verës kapacitetet i kanë të plota, turistët mungojnë gjatë sezoneve të tjera të vitit. Si shkak kryesor për një situatë të këtillë ata thonë se është pozita e Dibrës e cila është e palakmueshme meqë është një qytet kufitar i cili anashkalohet me rrugët moderne që lidhin Shkupin, Tetovën dhe Gostivarin me qytetet turistike Ohrin dh Struga. Por tek ata qëndron shpresa e madhe e përfundimit të punimeve të Rrugës së Arbërit, meqë kjo rrugë e cila do të lidhë Dibrën me Tiranën me një infrastrukturë moderne, sigurisht do të sigurojë një ringjallje të Dibrës në shumë sfera dhe normalisht edhe në sferën e turizmit.

    Sa u takon kapaciteteve hotelerike të “Banjave të Dibrës – Capa” në lokalitetet banjare në Kosovrast dhe Banjisht hoteli “Termal” si dhe dy hotelet e tjera në Banjisht në kontinuitet kanë mysafirë dhe për mërgimtarët gjatë sezonit veror. Çmimet në hotelet në Dibër dhe rajon janë nga 30 deri më 40 euro, dhe në to përfshihet një pansion komplet. Kur jemi tek aktivitetet hotelerike, duhet të theksojmë se gjatë sezoneve të tjera mund të shihen shpesh herë edhe turistët e huaj kryesisht vozitës të cilët transportojnë mallra në Dibër nga shtetet të tjera, peshkatar sportiv të cilët gjatë vikendeve peshkojnë në Liqenin e Dibrës dhe lumin Radikë, por edhe biznesmenë, të cilët kanë interesat e tyre në komunat Dibër, Qendër Zhupë dhe Mavrovë Rostushë./Kohamk/

    Lajmi Paraprak

    Të vaksinohen mësuesit, viti i ri shkollorë nuk shtyhet

    Lajmi i rradhës

    Rritet numri i turistëve në RMV por jo edhe i turistëve të huaj

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë