Përdoruesit paguajnë fatura të larta për operatorët kryesorë celularë pasi u mashtruan për t’u abonuar në ueb-faqe për video-lojëra, horoskopë ose shërbime të ngjashme, raporton Prizma.
Storja investigative fillon me përvojën e pakëndshme të pensionistit nga Shkupi, Ljubomir Ackov, i cili me vite ka paguar 599 denarë në celular, e ka zgjedhur pakon e shërbimeve shumë kohë më parë dhe nuk ka ndryshuar asgjë.
Ai u shokua kur në muajin prill i është dashur të paguajë gati tre herë më shumë, 1700 denarë, sepse ka qenë i sigurt se nuk shpenzon më shumë se zakonisht.
“Paguani, pastaj parashtroni ankesë”, i thanë në sallonin e Telekomit të Maqedonisë, por nuk kishte asnjë dobi sepse pas kësaj ankese nuk ia kthyen paratë.
Atje, megjithatë, ata i shpjeguan se ai ishte abonuar në një ueb-faqe interneti për video-lojëra të quajtur Planet Games. I thanë se mori mesazh që e ftonte të përdorte lojërat, të cilën ai e pranoi dhe faqja filloi ta tarifonte.
“Nuk kam marrë dhe nuk kam dërguar mesazh”, shprehet decid Ackov.
Ai është një nga përdoruesit e operatorëve më të mëdhenj në vend, i cili dëshmoi për BIRN se merrnin fatura disa herë më të larta dhe për habinë e tyre operatorët u shpjeguan se ishin abonuar në video lojëra, horoskop apo shërbime të ngjashme.
Përvoja të pakëndshme kanë pasur edhe përdoruesit në Serbi dhe Bullgari.
Operatorët këmbëngulin se nuk po bëjnë asgjë gabim. Megjithatë, hulumtimi i BIRN-it tregon se këto janë faqe interneti argëtuese të drejtuara nga kompani private që paraqiten në një mënyrë që mund të mashtrojnë lehtësisht të pakujdesshmit ose të moshuarit.
Telekom Maqedoni, A1 Maqedoni dhe operatorët në rajon, jo vetëm që mbyllin sytë para kësaj, por përmes faturave mujore u ofrojnë kompanive platformë përmes së cilës tarifojnë lojëra dhe shërbime të tjera që shpesh askush nuk i kërkon.
Tekstin e plotë të “Prizmës” mund ta lexoni KËTU.