Tensione në Detin e Zi, NATO dhe Rusia kryejnë manovra ushtarake

    Aleanca veri-atlantike ka nisur një stërvitje ushtarake në Detin e Zi.

    “Sea Breeze 2021”, që filloi të hënën, do të zgjasë dy javë dhe do të përfshijë rreth 5 000 njerëz që janë personel ushtarak nga vendet anëtare të NATO-s dhe aleatët e tjerë.

    Në stërvitje marrin pjesë marina amerikane me 30 anije luftarake dhe 40 avionë, përfshirë shkatërruesin e raketave USS Ross.

    Ukraina është një aleate e NATO’s, por jo anëtare dhe merr pjesë në këtë stërvitje.

    Komandanti i marinës ukrainase tha gjatë ceremonisë hapëse në qytetin e Odesës se stërvitjet do të dërgojnë një “mesazh të fuqishëm për të ruajtur stabilitetin dhe paqen në rajon”. Aksidentet e shtuara rrugore, psikologët e sociologët propozojnë ashpërsim të masave ndëshkuese dhe test inteligjence.

    Rusia thuhet se ka testuar gatishmërinë e sistemeve të saj të mbrojtjes ajrore në Krime.

    Ajo ka dislokuar rreth 20 aeroplanë luftarakë dhe helikopterë, përfshirë bombarduesit Su-24, si dhe sistemet e raketave tokë-ajër S-400 për prova ushtarake njofton flota Ruse në Detin e Zi.

    Sipas analistëve të fushës kjo është një shfaqje e dukshme e forcës ndërsa Ukraina dhe vendet e NATO-s po kryejnë stërvitjen tjetër ushtarake në Detin e Zi.

    Lajmi Paraprak

    Miratohen planet për hapjen e shkollave për mësim me prani fizike

    Lajmi i rradhës

    Pesë të vërteta që fëmijët tuaj duhet të dinë rreth jetës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë