Testime falas për HIV dhe sëmundje të tjera ngjitëse seksuale

    Në Klinikën e Sëmundjeve Ngjitëse në vitin 2023 janë zbuluar 46 persona pozitivë në HIV, prej të cilëve 41 janë në trajtim të rregullt antiretroviral. Një e treta e këtyre pacientëve janë zbuluar në fazën e vonshme të sëmundjes, ishte bërë e ditur me rastin e Javës Evropiane për Testim dhe Muajit të Shëndetit të Meshkujve që Klinika Infektive dhe HERA do ta shënojnë me fushatën “Kujdesu për veten” me testime falas për HIV dhe sëmundje të tjera ngjitëse seksuale nga 20 deri 26 nëntor, përcjell Nistori.

    Çdo i treti person që jeton me HIV nuk e di statusin e tij HIV sepse njerëzit nuk testohen për shkaqe të ndryshme. Për këtë, qëllimi i fushatës është që të nxiten dhe inkurajohen burrat dhe djemtë nëse janë në rrezik ose të testohen si parandalim për HIV, pa dallim cilit grup të popullatës i takojnë. 

    Dr. Velimir Saveski nga Klinika Infektive në konferencë për media tha se shumica e sapo të zbuluarve pozitivë në HIV në këtë vit janë burra dhe se për dallim nga vitet e tjera ku më shpesh ishin burra të cilët kanë marrëdhënie seksuale me burra, këtë vit për herë të parë ka trend të infektimit me HIV edhe te popullata heteroseksuale.

    Dr. Saveski dhe Vesna Matevska, udhëheqëse programi në HERA – Asociacioni për Edukim Shëndetësor dhe Hulumtim, bënë thirje që të ngritet vetëdija publike dhe të tejkalohet tema tabu për testim për sëmundje seksuale ngjitëse duke theksuar se parandalimi është mjeti më i mirë dhe më i lirë. 

    Porositi se kujdesi për shëndetin seksual dhe riprodhues duhet të jetë i përditshëm dhe i njëjtë si për shëndetin në përgjithësi. 

    Në Klinikën Infektive testimi për HIV mund të bëhet në mënyrë të besueshme, tha dr. Saveski, çdonjëri mund të vijë dhe të testohet në mënyrë anonime. Në ambulancën HIV në Infektive për pacientët ka edhe psikolog dhe punonjës social. 

    Vesna Matevska, menaxhere e programit në HERA, theksoi se testimi për HIV dhe sëmundje të ndryshme seksuale ngjitëse është mundësuar në qendrat e tyre rinore “Dua të di” tashmë 17 vjet. Qendrat ofrojnë gjithashtu prezervativë falas, kontracepsion dhe teste të shpejta falas për HIV, ndërsa pakoja e shërbimeve që do të ofrohet javën e ardhshme përfshin testimin falas për sifilizin, gonorrenë dhe klamidia. Rekomandohet të caktohet paraprakisht  në numrin e telefonit: 3176-950.

    “Testet janë të shpejta, për 20 minuta merren rezultatet të cilat nënkuptojnë terapi me kohë nëse zbulohet statusi pozitiv në HIV që të parandalojmë më tutje ngjitjen e HIV-it dhe infeksione të tjera seksuale”, tha Matevska. 

    Theksoi se duhet të rriten mjetet në buxhet për parandalim dhe se shumë i rëndësishëm është edukimi. 

    Në lidhje me trendin e pozitivëve në HIV gjatë viteve të kaluara, dr. Saveski njoftoi se gjatë pandemisë së KOVID-it ka pasur stagnim ose numër të pamjaftueshëm të zbulimit të rasteve me HIV kur edhe numri i testimeve ishte ulur sepse Klinika Infektive atëherë ishte qendër e madhe KOVID-i

    Lajmi Paraprak

    Mbreti i Panairit

    Lajmi i rradhës

    Çfarë do të rritet në tokat pjellore në RMV?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë