Tetë ditë paraburgim për anesteziologun që incizoi “Live” në TikTok pacientët dhe personelin mjekësor në spitalin e Tetovës

    Gjykata Themelore Tetovë ka caktuar masën e paraburgimit prej tetë ditësh ndaj anesteziologut Valton Dervishi nga Odri i Tetovës për “incizim të paautorizuar” në spitalin klinik të Tetovës, gjegjësisht ka incizuar Live në TikTok pacientët dhe personelin mjekësor, njofton Nistori.

    “Më datë 15.04.2023, gjyqtari në procedurë paraprake në Gjykatën Themelore Tetovë personit V.D. (43) nga Odri i Tetovës, i ka shqiptuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 8 ditësh dhe do të dërgohet për vuajtje të paraburgimit në Burgun e Shkupit. Ai dyshohet për “punë të pakujdesshme në shërbim” dhe “incizim të paautorizuar” në Spitalin klinik të Tetovës, ku punonte si mjek anesteziolog. V.D. ka filmuar personelin mjekësor dhe pacientët në një nga repartet dhe e ka publikuar drejtpërdrejt në rrjetin social “Tik-Tok”, ndërsa pak para se të privohet nga liria nga ana e zyrtarëve policorë të SPB- Tetovë, drejtori 49-vjeçar i Spitalit klinik e ka raportuar rastin.” – kumtojnë nga SPB Tetovë.

    Ndryshe, pas reagimeve të shumta, drejtori i spitalit Pëllumb Vela para medias bëri të ditur ndërprerjen e marrëdhënies së punës të mjekut që incizoi.

    ”Ndjej keqardhje për rastin e mbrëmshëm në Spitalin e Tetovës, dua të theksoj se në fillim kur mora vesh, e kam denoncuar rastin në polici, pastaj un bashkë me ministrin e Shëndëtsise kemi vendosur që këtij personi ti ndërpritet marrëdhënja e punes, sepse ka shkelur regullat e punës” – shton drejtori Pëllumb Vela.

    Sipas Ministrit të Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti është ngritur procedurë edhe për marrjen e licencës së anesteziologut. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Kontrolle në dy lokale në Ohër, dëbohen 12 shtetase të huaja nga Maqedonia

    Lajmi i rradhës

    Katica Janeva kërkon falje vjetore nga Pendarovski

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë