Tetova 30 vite me treg të gjelbër

    regu i Gjelbër në Tetovë filloi me punë më 1 prill të vitit 1994. Gati se tridhjetë vite në këtë treg banorët e Tetovës frekuentojnë këtë treg për të blerë prodhimet e nevojshme. Me 17 të punësuar, ky treg gjysmë i hapur në të kaluarën ishte destinacion pothuajse i vetëm për qytetarët pas prishjes së tregut në pjesën qendrore të qytetit. Në këtë treg ka rreth 100 tregtarë që ushtrojnë veprimtarinë e tyre shpesh herë edhe në kushte jo të përshtatshme. “Kushtet janë të volitshme, ka vend për të gjithë tregtarët të cilët dëshirojnë të bëjnë tregti, mirëpo tregti legale. Kemi probleme me shitësit që janë rreth tregut të gjelbër, jo se nuk ka vend brenda tregut, por problemi është se ato dëshirojnë të bëjnë tregti në atë vend ku ka qarkullim të këmbësorëve. Në këtë drejtim ata edhe I uzurpojnë trotuaret. Prandaj, të gjithë duhet që të bëjnë tregti brenda tregut, ne u ofrojmë kushte sa më të volitshme”, thotë Havzi Rizvani, përgjegjës në tregun e Gjelbër në Tetovë.

    Disa vite më parë, drejtuesit e tregut të gjelbër në Tetovë u kishin ofruar një zgjidhje tregtarëve që veprojnë jashtë tregut. Ishte caktuar një vend për shitje me shumicë por shitësit e prodhimeve sezonale nuk kishin pranuar. “Ne u caktuam atyre vend poshtë tek qendra sportive, por nuk e pranuan. Problemi qëndron tek ata, se ata dëshirojnë të shesin në vende ku frekuentojnë këmbësorët dhe prodhimin ditor dëshirojnë që ta shesin deri në mbrëmje, prandaj ata zgjedhin si vend me ideal që të uzurpojnë trotuarin. Këtu qëndron problemi”, theksoi ai.

    Malli i tregtarëve shpesh herë nuk I përballon dot kushtet klimatike, sidomos gjatë verës dhe dimrit. Ka një depo të vogël ku tregtarët mund të ruajnë mallin e tyre por ajo depo është pa kushte prandaj shërben për një periudhë të caktuar.

    “Është e vërtetë se problemet më shumë lindin gjatë dimrit kur ka ngrica,, por këta janë kushtet e tregut. Ky treg nuk është market i mbyllur, apo vend ku ka klimatizim ose nxehje qendrore. Tregu është i hapur dhe ka rreziqe të tilla. Ne mundohemi që t`ju ofrojmë kushte. Madje, kemi edhe një depo këtu në treg ku mund ta ruajnë atë mall, mirëpo për periudhë të shkurtër sepse është vend i vogël me sipërfaqe”, deklaroi Havzi Rizvani.

    Kohëve të fundit në këtë treg ka gjithnjë e më pak tregtarë. Ikja e njerëzve jashtë vendit e ka bërë të veten, por ka edhe të tillë që ndër vite janë duke punuar. Në anën tjetër është ulur dukshëm edhe numri I bujqve që punojnë tokën prandaj edhe ka shumë pak prodhime vendore. Për një tezgë varësisht nga vendi nga vendi në tregun e Gjelbër, tregtari duhet të paguajë 3600 denarë në muaj, kategoria e dytë 2600 denarë dhe kategoria e tretë që janë tregtar ditor në muaj paguajnë 1600 denarë. /Kohamk/

    Lajmi Paraprak

    Fitojnë tenderët, ndërkaq punët “shkel e shko”

    Lajmi i rradhës

    Bashkësitë fetare kritikohen se “u shërbejnë” partive

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë