Tetova, dita-ditës vazhdon të mbushet më lypës

    “Si zakonisht para muajit të ramazanit por edhe gjatë sezonit të ardhjes së mërgimtarëve, hyrje daljet e qyteteve mbushen kështu, me tenda të përkohshme të pjesëtarëve të komunitetit romë, nga të cilët, grup mosha më e rritur apo meshkujt, merren me mbledhjen e hekurit, ndërsa fëmijët dhe gratë, përfundojnë nëpër udhëkryqe, duke lypur lëmoshë”.

    Tentuam që t`iu ofrohemi për t’i filmuar, por hasëm në reagim të ashpër nga ana e tyre.

    Ndërkohë, udhëkryqet në Tetovë, dita-ditës vazhdojnë të mbushen më lypës, kryesisht gra por edhe fëmijë,  që deri në darkë lypin lëmoshë. Ka edhe të atillë që vijnë nga shtetet fqinje. Kjo zonjë që shihni, është 65 vjeçe, dhe vjen nga Korça e Shqipërisë. Në Tetovë është tash e shumë muaj, banon me qira, pasi sipas saj ia del që të mbledh të holla sa të paguaj edhe qiranë.

    Gazetari: Nga jeni nëne

    Zonja: Nga Korça.

    Gazetari: Sa kohë jeni këtu? Si ia del, ia del mbanë?

    Zonja: Bej vite këtu unë. Këtu banoj me qira, me banesë.

    Gazetari: Sa e paguani qiranë?

    Zonja: 110 e paguaj, bashkë me drita e ujë 150 euro. Vet e paguaj gjithën.

    Kam djemtë në burg andaj bëj këtë, të hanë fëmijët

    SPB e Tetovës në bashkëpunim me Qendrën për punë sociale, kanë ndërmarrë aksion për zbardhjen e rasteve të keqpërdorimit të fëmijëve nga prindërit e tyre, të cilët i detyrojnë të kërkojnë lëmoshë nëpër udhëkryqe.

    “Prindërit apo kujdestarët që neglizhojnë fëmijët e tyre dhe i detyrojnë të kyçen në këtë dukuri devijuse, dënimi sipas Nenit 201 të Kodit pendal është nga pesë deri në dhjetë vite burg”, tha Fatmir Rexhepi, Zëdhënës i policisë së Tetovës.

    Në mungesë të dokumenteve, nga SPB thonë se e kanë të vështirë identifikimin dhe ndjekjen e tyre, të cilët dyshohet se vijnë edhe nga qytete në lindje të vendit. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    PËRSHPEJTO IFTARIN

    Lajmi i rradhës

    I pastrehu që jeton në një varkë të përmbysur në bregun e liqenit të Ohrit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë