Tetova mbytet në mbeturina | “Zonja Arifi, mos i ofendoni tetovarët sapo e ndjeni erën e humbjes”

    Fotografia: Ilustruese

    Aleanca për Shqiptarët nëpërmjet një komunikate për Nistori ka reaguar, sipas tyre, keqmenaxhimit të kryetares së Komunës së Tetovës, Teuta Arifi në lidhje me deponitë nëpër qytet dhe se kritika e Arifit ndaj OJQ-ve dhe qytetarëve se ata janë të papërgjegjshëm për mbeturinat në Tetovë është akuzë e turpshme.

    “Zonja Arifi, tetovarët nuk janë njerëz të pistë siç po i quani, po ju nuk keni haber si udhëhiqet një komunë. Për të mirën e qytetit, ja ne si ASH po ju japim ca këshilla për këto dy muajt e fundit sa ju kanë mbetur deri në pension:

    1. Nuk ju duhet matematikan në kabinet, por të paktën keni një këshilltar që di të numërojë. Deponitë krijohen sepse NUK KA KONTENJERË TË MJAFTUESHËM. Kjo ka qenë e vërtetë qysh para tetë vitesh; mos e mbuloni paaftësinë tuaj duke kërkuar pisllëk te të tjerët.
    2. Leni pak ndërtesat, bizneset dhe Daka Davidoviçin e Jellakut dhe kujtoni punonjësit e NKP, të cilët i leni pa rroga me muaj të tërë.
    3. S’ka nevojë të ju informojnë qytetarët, është puna juaj të dini ku ka deponi. Sa për informatë deponi ka në çdo cep. Këtë do t’a dinit sikur të kalonit ndonjëherë nëpër mëhallat e qytetit dhe jo vetëm njëherë në katër vite kur ju duhen vota”, thuhet në komunikatën e ASH-së.

    Nga kjo parti e porositin Arifin që mos të vazhdojë traditën e ofendimeve ndaj tetovarëve, sapo e ndjen erën e humbjes, siç bëri paraardhësi i komunës kur u dëshiroi qytetarëve ujë të helmuar. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Fshati digjet, por kush krihet?

    Lajmi i rradhës

    Umrah – Arabia Saudite do të lejojë hyrjen e pelegrinëve të huaj të cilët janë të vaksinuar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë