Tetovë, deri tani kanë votuar 54 të burgosur dhe rreth 70 persona të sëmurë

    54 persona që vuajnë dënim në burgun e Tetovës, por edhe rreth 70 persona të sëmurë dhe të palëvizshëm realizuan të drejtën e tyre të votës.

    Personat e burgosur votuan që nga ora 7 e mëngjesit brenda hapësirës së burgut, ndërsa një ekip mobil i Komisionit Zgjedhor Komunal, ka lëvizur nëpër shtëpitë e atyre që janë të pamundur.

    “Në burgun e Tetovës votojnë 54 të burgosur. Kemi një numër të personave prej 69 që janë paraqitur për ta realizuar të drejtën e tyre një ditë para zgjedhjeve në kushte shtëpiake. Shtatë persona kemi që kanë votuar e që janë të angazhuar si anëtar të këshillit zgjedhor në përfaqësitë diplomatike, kemi katër persona që janë jashtë përkujdesjes familjare, dhe dy persona të shpërngulur jashtë vendit”, tha Nazmi Dauti, Komisioni Zgjedhor Komunal.

    Në zgjedhjet e nesërme në Tetovë të hapura do të jenë gjithsej 117 vendvotime, ndërsa drejtën vote kanë 86.405 persona.

    Sa iu përket komunave për rreth, në komunën e Bogovinës, në 38 vendvotime të drejtë vote kanë 28.570 votues, në Zhelinë, 25.132 në 35 vendvotime, në Komunën e Tearcës 22.421 persona me të drejtë vote në 30 vendvotime, në Bërvenicë në 24 vendvotime të drejtë vote kanë 15.897 persona dhe në komunën e Jegunocit, të drejtën e votës mund ta shfrytëzojnë 10.000 votues në gjithsej 21 vendvotime./ Alsat/

    Lajmi Paraprak

    PE-ja miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

    Lajmi i rradhës

    Pse e shkarkoi Qeveria serbe kryetarin e Preshevës, Shqiprim Arifi?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë