Tetovë, sektori i Arsimit akuzon MASh-in

    Më shumë se 600 profesorë të shkollave të mesme dhe personel teknik në Tetovë, nuk kanë marrë ende rrogat e korrikut. Shkak për këtë sipas sektorit për Arsim të Komunës së Tetovës, është humbja e raportit të rrogave nga arkivi i Ministrisë së Arsimit Sipas drejtuesve të sektorit të arsimit kjo ka të bëjë me presionin politik që vazhdimisht i bëhet Tetovës, shkaku i kontestit me drejtorin e gjimnazit “Kiril Pejçinoviq”.

    Nazmi Dauti. Sektori për Arsim i komunës së Tetovës

    “Siç shihet është presion politik që i bëhet komunës së Tetovës sepse ata e dinë vet se marrja e kompetencave me aktvendim për punët e përgjithshme të gjimnazit Kiril Pejçinoviq, nënkupton që komuna nuk ka kompetencë për përgatitjen dhe dërgimin e rekapitularit për rrogat për gjimnazin, shkaku i të cilit tani pësojnë gjithë të punësuarit në shkollat e mesme. Komuna e Tetovës më datë 9 gusht ka dorëzuar rekapitularin e rrogave edhe në formë të shtypur edhe elektronike deri tek Ministria, mirëpo të njëjtët ende si kanë marrë rrogat. Pra është çështje teknike që duhet ta rregullojë Ministria e Arsimit dhe shkencës. Janë arsyetuar se i njëjti nuk mund të gjendet në arkivin e Ministrisë. Dje na u kërkua që edhe një herë ta dërgojmë të njëjtin, dhe dje sërish e kemi dorëzuar”.

    Kontaktuam edhe ministrinë e Arsimit, nga ku konfirmuan se problemi është teknik, ndërsa premtuan zgjidhje.

    Ministria e Arsimit  : “Nga Sektori për Arsim i Komunës së Tetovës thonë se kanë dorëzuar rekapitularin për rrogat për muajin vijues, por nuk gjendet në arkivin e ministrisë, andaj pas ridërgimit të këtij rekapitulari, çështja do zgjidhet brenda ditës së sotme dhe raporti do të shkoj në Ministrinë e Financave”, thonë nga Ministria e Arsimit.

    Sipas informatave të Televizionit Alsat, i gjithë problemi qëndron tek mos miratimi i raportit të gjimnazit të Tetovës, shkaku i të cilit, Ministria e Arsimit, kreut të komunës së Tetovës, për dytën herë ia mori kompetencat për gjimnazin “Kiril Pejçinoviq./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    “Në Kuvend nuk ka shumicë për ndryshimet kushtetuese! Zgjidhja janë zgjedhjet”

    Lajmi i rradhës

    SPAK-u! Sot e vetmja shpresë për demokracinë në Shqipëri!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë