“Në Kuvend nuk ka shumicë për ndryshimet kushtetuese! Zgjidhja janë zgjedhjet”

    Menjëherë pas mbylljes së seancës për miratimin e nevojës për ndryshimet kushtetuese, koordinatori i krupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski bashkë me deputetët e kësaj partie, tha se shumica nuk i ka 80 votat e nevojshme për të miratuar ndryshimet kushtetuese. Micevski thotë se VMRO-ja kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare.

    “Pas një viti mjegullime, doli në sipërfaqe se në Kuvend nuk ka shumicë 2/3 për ndryshime kushtetuese. Në Kuvend nuk ka 80 deputetë ndërsa jashtë Kuvendit mbi 80% e qytetarëve janë kundër ndryshimeve kushtetuese sipas diktatit bullgar. Ky pushtet është problemi ndërsa zgjidhja janë zgjedhjet orë e më parë dhe ndryshim i pushtetit. Ndryshime kushtetuese nën diktat nuk do të ketë por për këtë zgjedhje duhet patjetër të ketë, për shkak se kjo Qeveri është deligjitimuar”, tha Micevski./tv21/

    Lajmi Paraprak

    Ndryshimi më i madh, pas konfliktit të 2001

    Lajmi i rradhës

    Tetovë, sektori i Arsimit akuzon MASh-in

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë