Teuta Arifi në Tetovë: Agjenda e gjelbër nuk është vetëm deklaratë, por ajo nënkupton cilësinë e jetës

    Sot në ditën e dytë të fushatës zgjedhore, Bashkimi Demokratik për Integrim ka mbajtur tubimin e radhës në Tetovë. Qytetarëve u është drejtuar bartësi i listë në komunën e Tetovës, kandidatja për kryetare në Tetovë, Teuta Arifi dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, njofton Nistori.

    Kandidatja për komunën e Tetovës, Teuta Arifi para tetovarëve tha se ajo nuk ka dilema për fitoren e radhës, por ajo iu bëri thirrje që të punojnë që fitorja të ndodh që në raundin e parë.

    “Agjenda e gjelbër nuk është vetëm një deklaratë. Agjenda e gjelbër është një filozofi. Një filozofi e cila, pikërisht kupton dhe ndryshon cilësinë e jetës. Dhe ne më gjatë kohë, në fakt duke mos e proklamuar pikërisht në këtë ide të agjendës së gjelbër dhe më lejoni të përkutojë pak. Të përkujtoj për faktin se pjesa e agjendës së gjelbërt është ujësjellësi që kemi ndërtuar në Tetovë gjatë mandatit të parë. Dhe në kuadër të kësaj agjende janë tre projekte për ujë të pijshëm, dy nga të cilat kanë përfunduar dhe njëri është në përfundim e sipër. Bashkërisht me vullnetin dhe bashkësinë lokale të fshatit Poroj ndërtuam poashtu sistemin për ujë të pijshëm, bashkërisht ne dha bashkëqytetarët tanë të këtij vendi”, ka deklaruar Arifi ndër të tjera.

    Ajo më tej shtoi se janë bërë shumë gjëra gjatë mandatit të saj dhe ka shumë për t’u bërë, si dhe kandidimi për mandatin e tretë vjen pikërisht për shkak të besimit që ia kanë dhënë qytetarët. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Sela para banorëve të komunës së Zhelinës: Ndryshimi ka kuptim vetëm nëse fiton koalicioni ASH-AAA (Video)

    Lajmi i rradhës

    Ziberi: Ne kemi bindje të ndryshme politike, por hallet i kemi të përbashkëta (Video)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë