Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) sot në fjalimin e mbajtur në Gostivar para të pranishmëve tha se BDI duhet të ndëshkohet për premtimet e parealizuara, përcjell Nistori.
“Nuk kam nevojë për keqmenaxhim të vendbanimeve shqiptare. Por këtë do të mund ta bëj nëse rritet forca dhe potenciali i PDSH-së. Unë jam njeriu që jetoj në mes jush, keq a mirë. Më shajnë apo më fyejnë, më kërcënojnë apo më anatemojnë. Nuk jam larguar prej këtu, as 93′, as 97′, as 2001, as 2008, as që e kam ndërmend. Jam njeri që drejtoj një politikë, një parti deri kur përfundojnë zgjedhjet. Më pastaj, për mua njerëzit janë të njëjtë”, ka deklaruar Thaçi.
Ai u është përgjigjur të gjithë atyre që kërkojnë ndihmën e PDSH-së, duke shtuar se për të ndihmuar popullin shqiptar, PDSH-së i duhet takat, e takati vjen nga populli nëse e mbështet. /Nistori/