“Therja e kafshëve në Kopshtin Zoologjik në Shkup, ka qenë praktikë edhe më herët”

    Gjirafa në Kopshtin Zoologjik në Shkup / Fotografia: Nistori

    Drejtori i shkarkuar i Kopshtit Zoologjik dhe 5 persona të tjerë të punësuar aty do të ndiqen penalisht për therjen e 12 kuajve. Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski tha se dje në hapësirat e Kopshtit Zoologjik pjesëtarët e policisë kanë hasur në pamje të tmerrshme.

    “Vërtet mendoj se ishte një imazh që nuk i ka hije asnjë qytetari dhe jo një institucion që duhet të merret me mbarështimin e kafshëve, me një profesion human. Pra, procedura si para Prokurorisë ashtu edhe para organeve kompetente duhet të përfundojë deri në fund, që të dërgohet një mesazh i qartë se sjellje të tilla nuk guxojnë të tolerohen në të ardhmen”, u shpreh Oliver Spasovski – Ministër i Brendshëm.

    Mbrëmë në orët e vona Agjencia për Ushqim dhe Veterinari ka kryer inspektim të jashtëzakonshëm në Kopshtin Zoologjik, ku ka gjetur një depo brenda së cilës kishte thertore të paautorizuar. Dhe në frigoriferët e depos në fjalë kanë gjetur 1286 kg mish thundrakësh dhe shpendësh. Drejtori dhe 5 personat të tjerë të përfshirë në këtë rast, thonë nga agjencia për ushqim dhe veterinari, kanë shkelur 4 ligje.

    “Ngaqë bëhet fjalë për ushqim me prejardhje të paidentifikuar, ai mish nuk është I sigurtë për t’u ngrënë, pavarësisht nëse bëhet fjalë për kafshët. Agjencia dha vendim që  ai mish i gjetur në frigoriferët e Kopshti Zoologjik në sasi prej 1286 kg të dërgohet në deponinë “ Drislla” për shkatërrim. Së pari, prejardhja e këtyre kafshëve nuk dihet. Nuk janë as të regjistruar në sistemin e AUV. Nuk dihej as gjendja shëndetësore e këtyre kafshëve”, tha Nikolce Babovski- Agjencia për Veterinari dhe Ushqim.

    Drejtori i Kopshtit Zoologjik, Kristjan Stamenov, i cili dje u shkarkua nga Danella Arsovska sot doli para kamerave të jap versionin e tij.  Ai mohon ashpër pretendimet në publik se ai është një lloj “vrasës” i kafshëve, por se kjo është një praktikë që ushtrohet për therjen e kafshëve në gjendje jo të mirë e që më pas përdoret si ushqim për kafshët tjera.

    “Ndryshe nga të gjitha shkrimet publike të individëve, më duhet të theksoj se ky nuk është rasti i parë, raste të tilla kanë qenë të shumta në të kaluarën, unë personalisht kam marrë pjesë si kujdestar kopshti në një procedurë të tillë në kohën e drejtorit të mëparshëm të kopshtit zoologjik. Dënimi që më vjen nga të njëjtët njerëz që e kanë bërë vetë këtë shfrytëzim ekonomik është jashtëzakonisht hipokrit, jo vetëm mbi kuaj, por edhe për kafshët e tjera, shembull për këtë është gjirafa që u dha si ushqim për luanët”, u shpreh Kristjan Stamenov- ish-drejtor i Kopshtit Zoologjik.

    Kuajt e vrarë paraprakisht janë sekuestruar nga hajdutët e drurit, kontrabandistët e drogës e të tjera dhe nga Idrizova janë transferuar në Kopshtin Zoologjik që të trajtohen me kujdes ashtu si kafshët e tjera, por jo për tu therë. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Menaxhimi me zjarret, mungon institucioni ‘përgjegjësi’, nuk ka koordinim kompetent brenda sistemit

    Lajmi i rradhës

    Ujë i pakontrolluar rrjedh në krojet e qytetarëve të Kosovës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë