Thirrje publike për trajnim falas për përballje me diskriminimin dhe gjuhën e urrejtjes

    Në kuadër të projektit “Hub-i Ndërkulturor Shkup”, Instituti për Media dhe Analitikë IMA, Qendra Jadro Shkup dhe Sh.Q Esperanca – Qendra Botërore Kulturore, shpallin thirrje për trajnim falas njëditor për përballje me diskriminimin dhe gjuhën e urrejtjes, i cili është i dedikuar për aktivistë të rinj.

    Kjo nismë synon të forcojë kapacitetet e të rinjve që të njohin dhe të ballafaqohen në mënyrë aktive me diskriminimin dhe gjuhën e urrejtjes, si dhe të krijojnë narrativa pozitive që promovojnë inkluzionin, barazinë dhe respektimin e dallimeve.

    Përmes këtij trajnimi njëditor, pjesëmarrësit do të fitojnë njohuri praktike, mentorim nga ekspertë dhe mjete për veprim, me qëllim që të ndërtojnë komunitete më të qëndrueshme dhe solidare dhe të kontribuojnë drejt një shoqërie pa urrejtje dhe ndarje.

    Thirrje publike për pjesëmarrës: Trajnim falas njëditor për përballje me diskriminimin dhe gjuhën e urrejtjes

    Përshëndetje, aktivistë të rinj!

    A jeni gati të fitoni njohuri dhe mjete të reja për të luftuar kundër diskriminimit dhe gjuhës së urrejtjes?

    Instituti për Media dhe Analitikë IMA, Qendra Jadro Shkup dhe Sh.Q Esperanca – Qendra Botërore Kulturore shpallin thirrje për pjesëmarrje në trajnim falas njëditor për ballafaqim me diskriminimin dhe gjuhën e urrejtjes.

    Trajnimi do të udhëhiqet nga dy trajnerë me përvojë shumëvjeçare në fushën e të drejtave të njeriut, mediave dhe komunikimeve.

    Çfarë do të fitoni:

    ? Njohuri mbi mënyrat se si të identifikoni dhe adresoni praktikat diskriminuese dhe gjuhën e urrejtjes në hapësirën publike.

    ? Mjete dhe strategji për ndërtimin e mesazheve dhe fushatave që promovojnë përfshirjen, solidaritetin dhe respektimin e dallimeve.

    ? Rrjetëzim dhe shkëmbim përvojash me të rinj nga komunitete dhe nisma të ndryshme aktiviste.

    Kë po kërkojmë:

    • Të rinj të interesuar për të drejtat e njeriut, aktivizëm dhe ndryshime shoqërore;
    • Aktivistë dhe anëtarë të organizatave rinore apo qytetare;
    • Përfaqësues të komuniteteve më të vogla dhe të margjinalizuara që dëshirojnë të forcojnë zërin dhe dukshmërinë e tyre.

    Data të rëndësishme:

    ? Afati për aplikim: 15 tetor 2025

    ? Trajnimi: 29 tetor 2025 @ KSP Qendra Jadro, Shkup

    Mos e humb këtë mundësi për të fituar njohuri praktike dhe për t’u bërë pjesë e përpjekjes së përbashkët për një shoqëri pa diskriminim dhe urrejtje.

    ? Kliko në këtë link – Apliko tani!

    Lajmi Paraprak

    Çfarë thotë shkenca për lidhjen mes motit dhe dhimbjeve trupore

    Lajmi i rradhës

    Gjuajtja me kallash në Kumanovë – Një person mbetet i plagosur

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë