Top shtatë vendet që duhet vizituar nëse shkoni në Kosovë

    Padyshim që deti është njëri prej destinacioneve kryesore që iu vije në mend njerëzve kur bëhet fjalë për t’i kaluar pushimet verore. Mirëpo, edhe pse Kosova është lënë e “anashkaluar” nga natyra në aspektin detar, ajo ka shumëçka për t’iu dhuruar turistëve të cilët vendosin ta vizitojnë atë dhe t’i shijojnë bukuritë natyrore të saj.

    Ciceroni Muamer Sivrikoz nga Asociacioni i Guidave Turistike të Kosovës (GuideKs), për Telegrafin shpalosi top vendet më të bukura në shtetin e Kosovës që nuk duhet t’i ikin asnjë vizitori të huaj.

    Sivrikoz tregoi edhe arsyen se pse një turist i huaj duhet ta vizitojë Kosovën.

    “Arsyeja se pse duhet vizituar Kosovën janë të shumta, duke përfshirë faktorë të ndryshëm qoftë historik, politik, e gjeografik e deri tek fakti që Kosova është shteti më i ri në Evropë”, tregoi ai.

    Ciceroni Muamer Sivrikoz//Foto:Facebook

    Sivrikoz vlerëson se në Kosovë potenciali kryesor është ai kulturor-historik dhe ai malor.

    “Mirëpo nuk duhet harruar faktin se potenciali kryesor në Kosovë është ai kulturor-historik dhe ai malor. Varësisht prej interesimit të grupeve turistike që vizitojnë Kosovën ato mund të jenë të kombinuara e të natyrave të ndryshme, kështu që duke kombinuar turizmin kulturor/historik  me atë malor dhe rural, dark turizmin, pse jo edhe atij alternativ”, tha ai.

    Ai sugjeron që turistët të vizitojnë edhe objektet fetare në Kosovë si xhamiat, kishat, teqet dhe manastiret.

    “Pikat që do duhej të vizitohen janë vendet të cilat janë pjesë e pandashme të historikut të qyteteve të cilat janë pjesë e  turit të paraparë, përfshirë objekte fetare (xhami, kisha, teqe, manastire), parqe arkeologjike,  monumente natyrore (ujëvara, drunjë) , ura, shtëpi banimi, kalaja”, tha Sivrikoz.

    E Parku Arkeologjik Ulpiana, xhamia e Sinan Pashës, Kalaja e Prizrenit, Gryka e Rugovës, Shpella e Gadimes, Muzeu Etnologjik dhe Manastiri i Deçanit duhet të jenë vetëm disa nga bukuritë që nuk duhet shkuar nga Kosova pa i vizituar, sipas Muamerit.

    Ai thotë se arsyeja pse duhet vizituar këto vende, është sepse ato janë pjesë të pashkëputura të historisë së Kosovës.

    “Këto pika duhet vizituar sepse janë pjesë integrale dhe të pashkëputura të historikut të Kosovës dhe jo vetëm, ato po ashtu janë pjesë përbërëse e identitetit të qytetareve të saj, duke përfshirë edhe copëzat e përjetimeve dhe emocioneve”, rrëfeu ai.

    Muameri po ashtu tregoi se Kosova ka guida profesionale të certifikuara dhe ka një asociacion të guidave turistike të quajtur GuideKS.

    “Kosova ka guida profesionale dhe të certifikuara dhe ka një asociacion të guidave turistike të quajtur GuideKS. GuideKS është shoqata e vetme e guidave turistike në Kosovë dhe si mision ka promovimin e Kosovës përmes  guidave profesionale turistike, si dhe mbrojtjen e profesionit të  guidës. GuideKS ëhtë edhe anëtare e FEG’ut (European Federation of Tourist Guide Associations)”.

    1. Xhamia e Sinan Pashës

    Xhamia e Sinan Pashës është ndër monumentet më të rëndësishme të Prizrenit dhe si e tillë mund të quhet edhe perla e qytetit dhe lirisht mund të them se është xhamia më me vlerë dhe më e bukur jo vetëm në Prizren por edhe në Kosovë. Është ndërtuar në vitin 1615 nga Sinan Pasha. Xhamia ndodhet në qendër të Prizrenit, në Shatërvan.

    Xhamia ka planimetri katrore dhe qasja nga rruga bëhet në anën veriore nëpërmjet shkallëve të gdhendura prej guri. Minarja e xhamisë është ndërtuar prej gurëve shtufe (siga), me bazë katrore dhe trung rrethor. Para hyrjes në xhami ndodhet hajati i hapur, gjithashtu i punuar prej guri.

    Hajati mbi vete përmban tri kupola të mbuluara me plumb të cilat mbështeten në shtylla guri me bazë rrethore. Kurse xhamia mbulohet me një kupolë të gjerë më diametër 42.5 m. Enterieri është hapësirë unike, e ndriçuar përmes dritareve të radhitura në nivele.

    Xhamia e Sinan Pashës//Foto:Google

    2. Kalaja e Prizrenit

    Kalaja e Prizrenit është një monument i trashëgimisë kulturore në Prizren. Kalaja konsiderohet të jetë simboli i qytetit të Prizrenit dhe një element me rëndësi në identitetin kulturor të Kosovës. Ajo u ndërtua në një kodër mbi qytet, nën të cilën Prizreni gradualisht u zhvillua në një qytet të madh. Kalaja u shpall Monument Kulture me Rëndësi të Veçantë në 1948.

    Nën muret e tij janë ruajtur shtresa të antikitetit parahistorik, romak dhe antikitetit të vonë.

    Kalaja e Prizrenit //Foto: Prizreni ynë , Facebook

    3. Muzeu Arkeologjik i Ulpianës

    Qyteti u zbulua vetëm në fillim të shekullit të 20-të dhe fshihet nën një fushë pa tipare Qyteti u themelua nën perandorin Trajan si pasojë e luftërave të tij në veri të Danubit në Daki. Në shekujt në vijim, Ulpiana herë pas here u shfaq në ngjarjet më të gjera që i jepnin formë apo goditje perandorisë. Vitet e fundit, ekipet arkeologjike kanë punuar në studime gjeofizike, gërmime, trajnime dhe konsolidime. Vendi është shtruar bukur për vizitorët dhe ofron një hyrje të mrekullueshme të adoptimit të kulturës romake në Ballkanin verior.

    Muzeu Arkeologjik i Ulpianës// Foto:Google

    4. Gryka e Rugovës

    Kanioni i Rugovës (Gryka e Rugovës) është një nga kanionët më të gjata dhe më të thella të Evropës që gjendet afër Pejës, në Bjeshkët e Nemuna.

    Kanioni i Rugovës ose Gryka e Rugovës është një kanion afër Pejës në Perëndim të Kosovës, në Bjeshkët e Nemuna, në afërsi të kufirit me Malin e Zi. Me një gjatësi prej 25 km (16 mi) dhe thellësi prej 1,000 metra, Rugova konsiderohet të jetë një nga kanionët më të gjata dhe më të thella të Evropës. Ajo është krijuar nga erozioni ujit dhe tërheqja e akullnajave në Pejë. Lumbardhi i Pejës-Bistrica kalon përmes kanionit.

    Gryka e Rugovës//Foto: Besnik Matoshi

    5. Shpella e Gadimes

    Ajo është e gjatë 1500 metra, mirëpo për turistët është i mundshëm shikimi i vetëm 1300 metrave të para të shpellës, pasi që për pjesën tjetër të shpellës ende nuk janë të mundshme kalimet.

    Shpella e Gadimës është shpella më e njohur në Kosovë dhe aktualisht është e vetmja e përgatitur për vizitorë në Kosovë. Pasuri e shpellës, që e bënë të veçantë është prezenca e aragoniteve të cilat si stoli shpellore janë dukuri të rralla.

    Shpella e Gadimes//Foto: Bujar Gashi

    6. Muzeu Etnologjik

    Muzeu Etnologjik është monument i trashëgimisë kulturore në Kosovë, i cili ndodhet në Kompleksin Emin Gjiku, një monument i kulturës nga shekulli i 18-të. Muzeu ndodhet në Prishtinë në Kompleksin Emin Gjiku, një monument i kulturës që daton nga shekulli i 18-të.

    Është hapur në vitin 2006 dhe ekspozon më shumë se 1,000 objekte. Përbëhet nga katër ndërtesa të shekujve 18-të dhe 19-të, dhe ekspozitën etnologjike jashtëzakonisht interesante, e cila tregon jetën në Kosovë në aspektin etnologjik gjatë shek.XV-XX.

    Muzeu Etnologjik// Foto: Foursquare City Guide

    7. Manastiri i Deçanit

    Manastiri i Deçanit është një Manastir Ortodoks mesjetar në Kosovë. Manastiri i Deçanit, i ndërtuar në shekullin e XIV-të, është në listën e monumenteve të mbrojtura nga UNESCO. Kisha u ndërtua në vitet e fundit të jetës së tij nga Stephan Deçanski dhe u rindërtua nga djali i tij Stefan Dushan mbi themelet e një kishe të vjetër ilire.

    Mansatiri i Deçanit//Foto: Wikipedia Commons

    Manastiri u ndërtua pranë lumit Bistrica nën shpatet e mprehta të Bjeshkëve të Nemuna. Kisha është zbukuruar plotësisht me afreske. Atu janë ikonat më të mira të ruajtura në Evropën Juglindore në Mesjetë. Thesari përmban ikona të vlefshme nga shekujt 14-16. Shekulli dhe veprat e artizanatit të kishës. Në 2004 manastiri u shpall një Trashëgimi Botërore nga UNESCO.

    Lajmi Paraprak

    Dimovski i drejtohet Osmanit: Shqiptarët e Maqedonisë në këtë rast duhet të qëndrojnë krah për krah me ne maqedonasit

    Lajmi i rradhës

    Aleksandar Vulin përkrah ushtarit serb që bart simbolin famëkeq rus ‘Z’

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë