Transporti publik në Shkup diskriminon studentët e universiteteve shtetërore dhe private

    Fotografia: Ilustruese

    Studentët e universiteteve private ndjehen të diskriminuar kur bëhet fjalë për transportin publik në qytetin e Shkupit. Falas u takon vetëm studentëve të Universiteteve shtetërore. Siç thonë studentët kjo është e padrejtë pasi të gjithë kanë shpenzime mujore, pavarësisht se ku studiojnë.

    “Bëhet një ndarje e padrejtë, pra është e irritueshme kur dëgjohet dhe është e bajatshme kur shikohet se zbatohet kjo ndarje që studentët që studiojnë në universitete private nuk mund ta shfrytëzojnë këtë të drejtë. Transporti publik nuk është dëshirë por është nevojë e domosdoshme që duhet medoemos të plotësohet. Është dashur të paguaj kartelë mujore ose vjetore që jam ndjerë i diskriminuar e i përjashtuar nga institucionet edhe pse unë jam ngjashëm taksapagues sikurse një koleg i imi që studion në universitetet shtetërorë”, tha Abedin Ismaili, student

    Studenti Eren Ali vlerëson se bileta mujore prej 1.050 denarë, me zbritje simbolike, sërish mbetet e lartë për këta studentë krahasuar me shpenzimet që kanë çdo muaj. Madje, sipas Ali, mungesa e transportit falas kufizon studentët të marrin pjesë në aktivitete të ndryshme.

    “Është e vërtet se ekziston një lirim prej shumës, një shumë simbolike që neve na është hequr nga detyrimi por prapë se prapë nuk është e mjaftueshme që ne ti mbulojmë ato harxhime sepse ne si studentë nuk kemi të ardhura edhe poashtu nuk do të thotë që shteti mbulon apo diçka që na ndihmon. Edhe mund ta potencoj se ne marrim subvencione nga shteti për ushqim po pse të diskreditohemi edhe nga pjesa e transportit ku është po e njëjta e drejtë dhe po e njëjta qasje që ka të bëj me relacionin publik. Kjo mendoj se duhet të shqyrtohet dhe patjetërsisht të rregullohet sa më parë”, tha Eren Ali, student.

    Nga Ndërmarrja publike thanë për Alsat se institucioni i tyre vepron sipas vendimit qeveritar dhe të qytetit të Shkupit të vitit 2015. Ndërkohë, nga Qyteti i Shkupit u përgjigjën se do të punojnë për sigurimin e transportit publik falas për të gjithë qytetarët  duke nisur me pensionistët, nxënësit e shkollave të mesme private dhe studentët e universiteteve private./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Pleshti dhe Jorgani

    Lajmi i rradhës

    Sindikatat i kanë porositur deputetët që nesër t’i votojnë ndryshimet në Ligjin e punës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë