Tre ditë afat “oligarkëve” të bukës!

    Me të hyrë në fuqi ngrirja e çmimit të bukës, tre organet mbikëqyrëse janë aktivizuar në terren. Inspektorati i Tregut, Inspektorati i Punës dhe Agjencia e ushqimit dhe veterinarisë kanë mobilizuar 250 inspektorë për ti verifikuar shitësit me pakicë.

    Sipas burimeve, organet kompetente për rregullimin e konkurrencës në treg kanë dhënë tre ditë afat për prodhuesit e mëdhenjë të produkteve të brumit që nëse vazhdojnë më kryeneqësinë e tyre, do të zëvendësohen me furrtarët më të vegjël për furnizim me bukë.

    Zyrtarët thanë se janë katër kompani “oligarkë” të cilët operojnë në Shkup dhe rrezikojnë të mbyllen, që insistojnë të mos prodhojnë e as furnizojnë pikat e shitjes me pakicë si revoltë ndaj vendimit të Qeverisë. Thirrjes së tyre për “bojkot” nuk iu përgjigjën bukëpjekësit të tjerë, të cilët sot kanë punuar normalisht në gjithë vendin. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Prokuroria nuk do të hapë rast ndaj Merkos

    Lajmi i rradhës

    Ulet ndjeshëm shtimi i popullsisë | Më pak martesa, më pak lindje

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë