Tre zjarre aktive në vend, më i madhi është në Krivolak

    Me një helikopter ushtarak dhe një policie po shuhet zjarri në Krivolak, i cili është më i madhi nga tre zjarre aktivë në vend. Drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza, Stojançe Angelov, mëngjesin e sotëm, tha se magazinat ushtarake janë në mënyrë shtesë të siguruara dhe të mbrojtura. Ai njoftoi edhe për zjarret e tjera.

    “Zjarri i dytë është zjarr i ri që e kemi vërejtur gjatë kohës së mbikqyrjes me helikopter dhe ndodhet në fshatin Kalugjerica në afërsi të magjistrales Radovish – Strumicë, ku është prekur pylli i dushkut dhe ka pasur mundësi zgjerimi, por falë ndërhyrjes së shpejtë të NjTZ Radovish zjarri është vënë nën kontroll”, njoftoi Angelov në Facebook.

    Zjarri i tretë që është aktiv prej ditës së djeshme është në fshatin Trebiçino, në komunën e Vasilevës.

    “Zjarri ka ulur intensitetin e tij gjatë natës, ka tym në disa vende, por nuk ka zjarr aktiv të dukshëm. Në këto momente në vendngjarje ndodhen ekipet e NjTZ Strumicë. Nëse ndizet, do të merret vendimi për shuarjen e tij nga ajri për shkak të paarritshmërisë së terrenit”, thotë ai.

    Angelov thekson se gati për aksion është edhe ai-tractori i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim.

    Lajmi Paraprak

    Fillon lëshimi mobil i pasaportave për shtetasit e RMV-së në Kinë

    Lajmi i rradhës

    A kontrollohet VMRO-DPMNE-ja nga Gruevski? | Mickoski: Këto akuza janë qesharake

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë