Tregjet e gjelbra në RMV nuk respektojnë uljen e çmimeve

    Megjithëse hyri në fuqi vendimi ngrirjes së çmimeve të fruta-perimeve, kësaj mase nuk i binden të gjithë.

    Në ditën e parë të uljes së detyrueshme të 11 produkteve të kulturave bujqësore, në dy tregje më të mëdha të Shkupit, disa tezga janë të zbrazëta, e disa tregtarë i fshehin dhe i shesin me çmimet e vjetra. Në Tregjet e kryeqytetit, sot mungojnë pikërisht produktet që duhet shiten me çmime të ngrira. Nuk pamë askund inspektorë dhe kjo bëri që shumë qytetarë të konfliktohen verbalisht me tregtarët.

    “Përse nuk mbjellin vetë? Kultivoj! E pse pra ankohesh që është çmimi lartë! Prej nga u bë qepa nga 60 në 90 denarë. Si nga, shko në depo blini me shumicë pra! Edhe ata i kanë blerë nga bujqit që mundohen në ara. PO mundohu edhe ti! Doni me duar të xhepa, vetëm të tani. Fshatarët nuk janë më të pa ditur!”

    Fasulja që shitej dje 180 denarë, sot duhej të shitej për 75 prandaj është zhdukur nga tregjet. Domaten mezi e gjen, kurse me çmim të ngrirë e ke vetëm atë pothuajse të kalbur. Për dallim nga qendra, Bitpazari është i furnizuar plotësisht, por me çmime të shtrenjta. Domatet shiten 100-120 denarë, dhe jo me 70 denarë, trangujt gjithashtu shiten me 100 denarë dhe jo me 75, specat shiten 200 për kilogram, kurse ato djegës me 280. Tregtarët thonë se këto sasi i kanë blerë me çmime të larta nga furnitorët.

    “Erdhën më thanë nuk guxon ta shesësh më shumë se 60 denarë dhe s’na intereson sa e ke blerë. Ne duhet ta shesim me humbje 20 denarë për kg, e ku janë shpenzimet për tezga dhe tatime. Duhet diçka edhe për neve të na mbetet. Qepën 80 denarë e kam blerë vetë e si ta shes 60 denarë! Me çfarë të drejte, nuk është as ligjore e as njerëzore”, u shpreh një tregtar.

    Nga e mërkura deri në fund të prillit u ngrinë çmimet e 11 produkteve të fruta-perimeve. Me vendim të Qeverisë nga 5 prilli domatet, trangujt, qepët, lulelakrën, specat, fasulet, thjerrëzat, bananet, limonët portokalli dhe mandarinat me çmime më të ulëta do të zbatohen si në markete ashtu edhe në tregje. Por qytetarët ankohen se këto ulje nuk po i shohin, ngaqë çmimet u kanë hequr dhe i sheshin si tu teket.

    “Jo që nuk janë të mira por s’ka fare. Kërkova por nuk gjeta domate as tranguj, ata që ishin dje sot nuk janë. Nuk ia kam idenë!”.

    “Jo, për standardin tonë janë të shtrenjta se me të ardhura 250-300 euro se në pazar nuk janë ulur çmimet si në markete. Këta po që gënjejnë në Pazar, kurse në markete i kishin ngrirë çmimet.”

    “Ta them të drejtën kjo duhej të bëhet më herët, që të ulen çmimet. Çfarë tani që i ngrinë për 10 denarë, po flas për gjitha artikujt, ky është inflacion i madh!”.

    Ndërsa, në marketet të cilët janë të detyruar të japin kupona fiskal çmimet e ngrira janë duke u zbatuar. Kurse, çmimet e produkteve tjera të fruta perimeve që nuk janë me vendim të qeverisë që sot janë bërë edhe më shtrenjtë. Nga Inspektorati i tregut thonë se janë duke punuar me kapacitet të plotë ne terren, por nuk specifikojnë sa inspektime janë kryer në tregje, ku shitjet janë refuz dhe pa kupona fiskal. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Fjala e Abdyl Frashërit, në mediat e Evropës

    Lajmi i rradhës

    Viti shkollor në Tetovë po përfundon me mungesë të librave

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë