Tregtarët “luajnë” me çmimet, Qeveria vendos që t’i ngrijë çmimet!

    Fakti që çdo ditë pasuese është më e shtrenjtë se ajo që e lëmë pas, sjell probleme në jetesën e qytetarëve të Maqedonisë që nga fillimi i krizës ekonomike një vit e gjysmë më parë ku kostot e produkteve bazë janë rritur për 46 për qind.

    Sipas Qeverisë, tendenca për të shfrytëzuar këtë krizë ekonomike dhe “luajtja” me çmimet të disa tregtarëve në vend, ka bërë që Qeveria të marrë vendim për të ngrirë sërish çmimet, duke filluar nga 20 shtatori. Kjo masë e re do të përfshije rreth 50 produkte bazë.  “Analiza është duke u bërë dhe mendoj se deri në fund të javës do të përfundojë. Më e rëndësishmja është që të merret një masë që do të ndalojë çdo mundësi manipulimi me promovimin e çmimeve dhe që është mbajtur një takim ku zinxhirët e shitjes me pakicë kanë shprehur vullnetin e tyre për uljen e çmimit me të paktën 10 për qind dhe që për referencë të mos merren çmimet që janë sot, por ato që që kanë qenë më parë”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.

    Njoftimi për ringrirjen e çmimeve të disa prej produkteve bazë ushqimore vjen në një kohë kur po paralajmërohet edhe një grup i ri masash në mbështetje të qytetarëve. Pakoja e masave të shpallura nga Qeveria kap vlerën e rreth 73 milionë eurove dhe është e përfshirë në rebalancin e ardhshëm të buxhetit. Por problemi është se ai do të funksiononte më së shpejti në nëntor, deri kur, sipas vlerësimeve, do të zgjaste procedura parlamentare për ristrukturimin e thesarit të shtetit. Më pas, sipas njoftimeve nga Qeveria, paratë e para do të liroheshin ose do të ndaheshin për të mbështetur kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve.

    “Ngrirja e çmimeve tani, kur jetojmë me inflacion të importuar, por edhe vendas, prej dy vitesh vetvetiu është e papranueshme. Po, kur ishte një krizë e madhe energjetike, ishte e nevojshme dhe dha rezultate për një periudhë të shkurtër kohe. Por ne duhet të kuptojmë se po ndërtojmë një ekonomi tregu liberale, në të cilën ndërhyrja e shtetit duhet të jetë jashtëzakonisht e rrallë, për shembull për fatkeqësi të mëdha natyrore ose shqetësime të tjera të mëdha. Le të kuptojmë se ka edhe masa të tjera përveç kufizimit dhe urdhërimit të prodhuesve. Unë e kuptoj që ato masa duhet t’i drejtohen vetëm popullatës më vulnerabël dhe që njerëzit me të ardhura të mira nuk kanë nevojë për subvencione për bukë, vaj ulliri etj. Por shteti vendosi opsionin më të lehtë, të ngrijë sërish çmimet, por nuk mund të mbijetojë afatgjatë dhe nuk besoj se do të ketë rezultate. Kur të ndalet masa, çmimet sërish do të kërcejnë”, ka potencuar përgjigjur Angel Dimitrov nga Organizata e Punëdhënësve.

    Biznesmenët të cilët po ashtu kërkojnë mbështetje për t’u përballur me sfidat u përgjigjën se Qeveria po sjell një paketë masash kundër krizës pa i informuar apo konsultuar ata. Qeveria pretendon se niveli i dialogut me dhomat e tregtisë është në nivele të lakmueshme dhe do të vazhdojë në drejtim të gjetjes së zgjidhjeve të duhura. Afaristët do të jenë të përfshirë, por sipas Qeverisë është thelbësore që masat kundër krizës të përfundojnë me qytetarët më të prekur. Në këtë moment, të dhënat nuk tregojnë se duhet të merren masa të caktuara që duhet të ndihmojnë drejtpërdrejt ekonominë, njofton Qeveria.

    Javën e kaluar kishte reaguar edhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, i cili përveç që kishte paralajmëruar për ngrirje të çmimeve, janë ndaluar edhe shitjet promocionale deri më 30 nëntor. “Ky mund të duket si një vendim i çuditshëm, sepse duket se do të shkurtojmë të drejtat e caktuara të qytetarëve, por nuk është kështu. Nga java e ardhshme produktet ushqimore do të ngrihen”, kishte thënë ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Tërheqja e ujit në Liqenin e Prespës, në nivele të frikshme

    Lajmi i rradhës

    Brenda ditës në Rusino dërgohen 350 ton mbeturina

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë