Brenda ditës në Rusino dërgohen 350 ton mbeturina

    Nëntë komunat e Pollogut për çdo ditë në deponinë Rusino dërgojnë 350 ton me mbeturina. Me një sasi kaq të madhe të mbeturinave është vështirë që të menaxhohet një deponi siç është ajo në Rusino. Në këtë rast, me këtë deponi menaxhon Ndërmarrja e Përbashkët Publike Rusino-Pollog. Për mirëmbajtjen e së njejtës harxhimet janë të mëdha, kurse komunat e Pollogut nuk mbajnë zotimin e tyre se do të paguajnë në kohë detyrimin që kanë ndaj kësaj ndërmarrje. Prandaj borxhi që komunat ndaj Ndërmarrjes Publike Rusino-Pollog është rreth 200 mijë euro. Më shumë borxh ndaj kësaj ndërmarrje kanë komuna e Gostivarit dhe e Tetovës.

    “Sipas analizave që ishin bërë në atë kohë nga ekspertët, deponia Rusino kishte kapacitet që të menaxhonte rreth 100 ton mbeturina në ditë dhe buxheti financiar ishte projektuar në bazë të këtyre 100 tonëve dhe kjo tonazhë shumë shpejt ka lëvizur dhe tash kemi një situatë ku brenda ditës sillen 350 ton mbeturina. Më shumë mbeturina sjell komuna e Tetovës, pastaj ajo e Gostivarit dhe më pas janë komunat tjera”, deklaroi Besim Dogani, drejtor i Ndërmarrjes së Përbashkët Publike, Rusino-Pollog.

    Nëse vazhdohet që të dërgohet një sasi kaq e madhe në këtë deponi, atëherë ekziston rreziku që mos ketë vend se ku të sistemohen mbeturinat në këtë deponi. Krahas kësaj, ekziston rreziku që edhe kamionët të mos arrijnë të dërgojnë deri në vend mbeturinat nga stërmbushja e vendit me mbeturina. Kjo mund të sjellë deri tek ndotja e ambientit por edhe që mbeturinat të ndizen dhe situata të del jashtë kontrollit.

    “Bllokimi i xhirollogarisë është bërë nga operatori që bën mirëmbajtjen ditore të deponisë Rusino dhe në këtë drejtim ne nuk kemi hapësirë që të veprojmë sepse jemi vonuar shumë me pagesat. Kjo situatë ka edhe pasojat e veta, me çka edhe i kam njoftuar të gjithë kryetarët e komunave, se sillen shumë mbeturina që nuk janë të mbuluara që lehtë mund të ndizen, mundësi e madhe e shpërndarjes së erës së keqe si dhe mundësi për rrjedhjen e ujërave të zeza në territorin e komunës së Gostivarit”, deklaroi Dogani.

    Problem në vete është se ndërmarrja nuk mund të ndërmer ndonjë hap siç është bllokimi i xhirollogarive të ndërmarrjeve publike komunale nëpër nëntë komunat, pasi që do të krijohej një kaos i madh në vet ato ndërmarrje dhe rrjedhimisht mbeturinat do të ngulfatnin të gjithë banorët e Pollogut.Drejtori Dogani shprehet se në këtë rast janë në pozitë të palakmueshme sepse çdo veprim në këtë drejtim do të dëmtonte qytetarët. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Tregtarët “luajnë” me çmimet, Qeveria vendos që t’i ngrijë çmimet!

    Lajmi i rradhës

    Maqedonia e Veriut dyfishon tregtinë me Kosovën

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë