Trençevska: SAShK-u duhet ta pranojë propozimin për rritje të pagave për 10 për qind

    Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska vlerëson se Qeveria ka ofruar përqindje të mirë për rritje të pagave për të punësuarit në arsim dhe kopshtet për fëmijë dhe se SASHK është dashur ta pranojë ofertën, ndërkaq mësimdhënësit, profesorët, kujdestarët dhe edukatorët t’u kthehen interesave të fëmijëve, kujdesit dhe edukimit të tyre. Refuzimi i ofertës, thotë ajo, është shantazh dhe sindikata kujdeset për interesat e veta, jo për interesat e fëmijëve.

    “Fëmijët tashmë dy javë janë jashtë kopshteve gjë që është e papranueshme duke pasur parasysh se e drejta kushtetuese e çdo fëmije për të pasur akses në arsimin parashkollor. Zgjidhja e ofruar nga Qeveria për 10 për qind paga më të larta për edukatorët dhe kujdestarët, përfshirë arsimimin për mësimdhënësit, nënkupton pagë mesatare prej 2.500 denarë për edukatorët dhe 2.000 denarë për edukatorët. Nëse marrim përqindjen e rritjes së pagave nga fundi i vitit 2019 që është 21 për qind dhe këto 10 për qind, është 31 për qind rritje e pagave të kuadrove arsimor në kopshtet për fëmijë, që mendoj se është një përqindje e mirë e rritjes së pagave, veçanërisht duke pasur parasysh sot me krizën ekonomike, krizat e çmimeve, krizën e Kovid-it”, tha Trençevska.

    Një propozim i tillë, shtoi ajo, është dashur të pranohet nga SASHK-u, që të kthehen në punë mësimdhënësit, profesorët, edukatorët dhe kujdestarët, të fillojë mësimi për nxënësit, për fëmijët e vegjël nga arsimi parashkollor, përkujdesja dhe edukimi i fëmijëve në kopshtet për fëmijë.

    Për masat që mund të ndërmerren, ajo thotë se mbetet mundësia për të gjetur edukatore dhe kujdestare zëvendësuese nëpër kopshtet për fëmijë.

    Në ato komuna ku kemi objekte të mbyllura, ku ka një numër të madh edukatorësh dhe kujdestarësh që janë në grevë nëpër komuna – kryetarët e komunave duhet të sigurojnë edukatorë dhe kujdestarë zëvendësues në mënyrë që prindërit të kthehen në punë dhe fëmijët të mund të shkojnë në kopsht”, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Trençevska.

    SASHK-u dje bëri të ditur se greva e përgjithshme do të vazhdojë, pasi Këshilli i Sindikatës në seancën e djeshme vendosi që të mos e pranojë propozimin e Qeverisë për rritje të pagave prej 10 për qind që do ta mbyllte grevën e filluar më 11 prill.

    Një nga arsyet pse ky propozim nuk u pranua nga SASHK-u, është se është propozuar gojarisht, e jo me shkrim, ka bërë të ditur SASHK-u, ku shtojnë se mbi 95 për qind e sindikatave të LSM-së kanë votuar për refuzimin e ofertës gojore.

    Për SASHK-un, rritja prej 10 për qind e pagave në mbrojtjen e fëmijëve, arsimin fillor dhe të mesëm nuk përputhet fare me shumën e rritjes së pagës minimale këtë vit dhe nuk është një nxitje e duhur për të rikthyer dinjitetin e profesionit. SASHK kërkon rritje të pagave për 18.4 për qind dhe harmonizim të tyre me pagën minimale.

    Lajmi Paraprak

    Nga nesër rriten derivatet e naftës

    Lajmi i rradhës

    Ish-polici Stefan Fortomarov ka kërcënuar me jetë ministrin e Brendshëm Spasovski

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë