Ish-polici Stefan Fortomarov ka kërcënuar me jetë ministrin e Brendshëm Spasovski

    Oliver Spasovski / Fotografia: AIM

    Gazetar | Adrian Kerimi

    Një ish-efektiv i policisë ka kërcënuar se do ta vrasë ministrin e Brendshëm, Oliver Spasovski. Një kërcënim të tillë shtetasi 70 vjeçar Stefan Fortomarov, banues në Shkup e ka adresuar më 13 prill duke u lajmëruar në një stacion policorë të kryeqytetit, shkruan Nistori.

    “I dyshuari përmes telefonit është paraqitur në rajonin e policisë Qendër duke adresuar paralajmërime se do të vritet ministri i brendshëm pas çka e ka mbyllur telefonin”, thuhet në qëndrimin e Prokurorisë Publike.

    Policia ka identifikuar dhe lokalizuar të dyshuarin. Gjatë bastisjes i janë gjetur armë dhe municion, përkatësisht pushkë, dy pistoleta, municion (rreth 100 plumba për kalibra të ndryshëm armësh), pranga dhe pajisje të tjera policore. Organi akuzës do ta ndjek penalisht ish-policin Fortomarov për cenim të sigurisë, vepër për të cilën rrezikon 3 muaj deri në 3 vite burg.

    “Personi i cili kërcënon me jetë personin zyrtarë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare ose organizon njerëz për ta kryer të njëjtën dënohet me 3 muaj deri në vite burg”, thuhet në nenin 144 të Kodit Penal.

    Ndaj ish-policit është caktuar masa e paraburgimit 30 ditorë për shkak të dyshimeve se i njëjti paraqet rrezik ndaj objektivit tij dhe personave të tjerë. Në dosjen penale të Fortomarovit thuhet se ka qenë i dënuar me burg, derisa rezulton të ndiqet akoma penalisht për disa vepra penale. Ministria e Brendshme nuk ka njoftuar nëse ndaj kreu të këtij institucioni është shtuar masa e sigurisë si pasojë e kërcënimeve.

    Kërcënimi ndaj zyrtarëve shtetëror paraqet një ndër veprat më të rënda penale të cilat përveç dënimeve të mëdha kanë edhe pasoja post-ndëshkuese si kujdesi i shtuar ndaj individëve që kanë kërcënuar edhe pas vuajtjes së dënimit, ndjekja dhe përgjimi i tyre, etj. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Trençevska: SAShK-u duhet ta pranojë propozimin për rritje të pagave për 10 për qind

    Lajmi i rradhës

    “Shuhen edhe shpresat e fundit për dialog të denjë mes Sofjes e Shkupit”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë