TRISHTILI I MADH / “Tu-pit tu-pit tu-pit”

    Trishtili i Madh / Fotografia: Emir Hamzi / Editimi: Liridon Shala

    Përcaktimi. Të patrembur dhe agresivë. Trishtilat e mëdhenj janë shpend të zakonshëm që ushqehen nëpër kopshte. Teknikat akrobatike të të ushqyerit, puplimi i mrekullueshëm me ngjyrë të verdhë dhe blu, të bardhë, jeshile dhe të zezë e bëjnë të njohur për këdo. Kreshta e zezë e kokës, faqet e bardha të spikatura dhe shiriti i zi poshtë fytyrës e bejnë lehtësisht të dallueshëm. Kalojnë më shumë kohë në tokë se sa trishtilat e kaltër. Tentojnë të ushqehen poshtë dhe në degë më të mëdha se sa trishtilat më të vegjël të cilët mund të ngjiten në degë më të holla.

    Përhapja. Jetojnë në pyje, kryesisht gjeterenes, kopshte dhe drure frutore.

    Riprodhimi. Foletë në të çara natyrale ose në fole të ndërtuara vetë. Lëshojnë 5-11 vezë në prill ose maj që çelin pas 14 ditësh. Të vegjlit fluturojnë pas 18-20 ditësh. Bëhet vetëm një ngrohje e parashikuar për të çelur në kohën kur numri i larvave është shumë i madh.

    Ushqimi. Përbëhet nga insekte dhe merimanga, fara, sytha.

    Zëri. Mjaft i larmishëm, shpesh një “cii cii cii” e dobët, një “tink tink tink” kumbuese. Kënga është një tingull metalik dysh, e përsëritur në menyrë të vazhdueshëm “tu-pit tu-pit tu-pit”.

    Ndryshe, Trishtili i Madh jeton edhe në trojet tona, në Ballkanin Perëndimor.

    Trishti i madh, Great Tit (anglisht), Parus major (latinisht) Gj. 14 cm, Kr. 22.5-24.5 cm, (2), (P)

    Burimi: Fauna

    Lajmi Paraprak

    Si të zbuten ngërçet te bebet

    Lajmi i rradhës

    Shqiptarët e Luginës protestojnë kundër pasivizimit të adresave

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë