“Trump dhe Putin nuk mund të vendosin të ardhmen e Ukrainës pa ukrainasit dhe Europën”

    Presidenti francez Emmanuel Macron thotë se e ardhmja e Ukrainës nuk mund të vendoset pa ukrainasit, përpara samitit të Donald Trump me Vladimir Putin.

    Çdo marrëveshje e rënë dakord nga të dy udhëheqësit në Alaska të premten pritet të përfshijë koncesione tokash, të cilat Volodymyr Zelensky i ka hedhur poshtë, shkruan skynews.

    Macron dhe Zelensky zhvilluan një telefonatë më herët sot.

    “E ardhmja e Ukrainës nuk mund të vendoset pa ukrainasit, të cilët kanë luftuar për lirinë dhe sigurinë e tyre për më shumë se tre vjet tani”, tha Macron.

    “Evropianët gjithashtu domosdoshmërisht do të jenë pjesë e zgjidhjes, pasi siguria e tyre është në rrezik”, shtoi ai.

    “Ne mbetemi të vendosur të mbështesim Ukrainën, duke punuar në frymën e unitetit.” 

    Lajmi Paraprak

    Turistët në Europë do të ”mbyten” me gjoba – nëse doni të qëndoni, silluni mirë! 

    Lajmi i rradhës

    Festë me plumba: tradita e rrezikshme në RMV që kthen dasmën në tragjedi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë