Tuneli më i gjatë në botë i ndërtuar për çiklistë (Video)

    Ka shumë mënyra për të eksploruar shtatë malet që rrethojnë qytetin piktoresk të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, Bergen, në bregun perëndimor të Norvegjisë.

    Megjithatë, më i riu ka arritur edhe një rekord në kontinentin e Evropës,  raporton cnn.

    Një tunel për çiklizëm dhe këmbësorë i gjatë tre kilometra është hapur në bazën e malit Lovstakken dhe ndërtuesit thonë se është tuneli më i gjatë i ndërtuar për këtë qëllim, transmeton Telegrafi.

    Fyllingsdalstunnelen, siç dihet, u hap më 15 prill përmes aktiviteteve sportive, pas katër vite pune të palodhshme për ndërtimin e saj që filluan në muajin shkurt të vitit 2019.

    Projekti madhor i financuar nga Norvegjia kushtoi afër 29 milionë dollarë, ose 300 milionë korona norvegjeze.

    “Ne norvegjezët jemi zakonisht njerëz modestë”, thotë Camilla Einarsen Heggernes, zëdhënëse e kompanisë hekurudhore, “Bybanen Utbygging”, “por, në këtë rast do të thoshim se tuneli është 100 për qind art në vetvete”.

    Duhen pak më pak se dhjetë minuta për të kaluar nëpër tunel me biçikletë dhe rreth 40 minuta nëse ecni në këmbë.

    Për të thyer monotoninë e tunelit pa dritare, ka një sërë instalimesh arti si dhe ngjyra e ndriçime të ndryshme.

    Në pikën qendrore është një instalim “orë dielli” – ku dielli natyrisht se kurrë nuk do të ndriçojë – i cili tregon kohën, duke ndihmuar vizitorët të orientohen dhe për të thyer linjën e shikimit të gjatë.

    Tuneli në përgjithësi është i drejtë, me përjashtim të kthesave të lehta në hyrje dhe dalje.

    Nëse po pyesni se si çiklistët dhe këmbësorët mund të përdorin të njëjtën hapësirë, ajo ka dy korsi në tunel: një korsi biçikletash prej 3,5 metrave të gjerë dhe një prej 2,5 metrave për këmbësorët dhe vrapuesit.

    “Ne kemi vendosur një dysheme të kaltër prej gome në të gjithë tunelin, e ngjashme me një pistë atletike”, shpjegon Einarsen Heggernes dhe shtoi se “kjo e bën atë më të këndshëm për t’u shfrytëzuar sesa nëse dikush do të ecte në asfalt”.

    Tuneli i ri erdhi si një nënprodukt i linjës së dytë të tramvajit Bybanen të Bergenit, e cila u hap në nëntor të vitit 2022.

    Linja e tramvajit përmes malit kërkonte një tunel evakuimi paralel, kështu që zhvilluesit vendosën ta bënin tunelin e ri shumëfunksional.

    Bergen është qyteti i dytë më i madh i Norvegjisë dhe qyteti port është i lidhur me Oslon, kryeqytetin norvegjez, me linjën hekurudhore Bergensbanen prej 496 kilometrash.

    Ky udhëtim mahnitës përmes hekurudhës përshkon rrafshnaltën më të madhe malore të Evropës, Hardangervidda, dhe pamjet e saja të veshura me borë ishin sfondi i skenave të betejave në vazhdimin e filmit, “Star Wars: “The Empire Strikes Back”.

    Ndërsa Fyllingsdalstunnelen po paraqitet si tuneli më i gjatë në botë i ndërtuar për lëvizje me biçikleta, arsyeja për këtë rezervë është Tuneli Snoqualmie me gjatësi 3.6 kilometrash në Washington, në lindje të Seatle.

    Ky tunel më parë shfrytëzohet nga trenat dhe tani është një korridor për çiklistë, këmbësorë dhe është pjesë e rrugës së parkut shtetëror Palouse të Cascades me gjatësi prej 402 kilometra.

    Gjashtë qytete evropiane gjetën veten në përmbledhjen e fundit të CNN Travel prej dhjetë vendeve më miqësore me biçikleta.

    Kopenhaga ka 385 kilometra korsi biçikletash, pasi ka prezantuar të parën dhe të vetmen në vitin 1892.

    Strasburgu në Francë ka rreth 6000 biçikleta të disponueshme në stacionet e vetë-shërbimit 24/7, të cilat turistët mund t’i shfrytëzojnë.

    Dhe kryeqyteti zvicerian Berna ka një pistë të shpejtë për çiklistët që duan shpejtësinë. Pjesa më e mirë është se çiklistët mund të shkojnë me një teleferik në krye të saj dhe pastaj të lëshohen tatëpjetë.

    Lajmi Paraprak

    Dy gra të moshuara shtrihen në të njëjtin shtrat në një spital të Kroacisë, drejtori thotë se nuk kishte shtretër të lirë

    Lajmi i rradhës

    Nëse keni aftësi të jashtëzakonshme mund të dalloni numrin 3 në grumbullin e numrave 8 në vetëm gjashtë sekonda

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë