Dy gra të moshuara shtrihen në të njëjtin shtrat në një spital të Kroacisë, drejtori thotë se nuk kishte shtretër të lirë

    Një fotografi ku shihen dy të moshuar të shtrirë së bashku në një shtrat te Spitali i Përgjithshëm “Dr. Ivo Pedisic” në Sisak është publikuar në rrjetet sociale dhe ka shkaktuar bujë në Kroaci, njofton A1on, përcjell Nistori.

    Drejtori i spitalit në Sisak, Tomislav Dujmenoviq, ka konfirmuar për Jutarnji list se fotografia është autentike. Drejtori tha se kishte shumë pacientë në atë kohë dhe dy gratë kishin qenë në shtrat së bashku për një kohë të shkurtër.

    Ai tregon se për shkak të mungesës së hapësirës, ​​në një moment dy gra janë vendosur në të njëjtin shtrat. Por ai shprehet se janë shtrirë kështu për një kohë shumë të shkurtër, derisa u është siguruar një hapësirë ​​e përshtatshme.

    Në pak orë situata është vendosur nën kontroll. Synimi ynë primar është të mbrojmë shëndetin dhe jetën e pacientëve tanë, dhe me këtë shpreh keqardhjen time nëse kjo ishte një situatë e pakëndshme për pacientët, por në atë moment ishte e pashmangshme për të shmangur skenarë shumë më seriozë dhe më të pakëndshëm”, tha drejtori Dujmenoviq. ka thënë Jutarnji. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    RMV, më 27 maj do të mbahet matura shtetërore

    Lajmi i rradhës

    Tuneli më i gjatë në botë i ndërtuar për çiklistë (Video)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë