Tunizia arrin rekord temperaturash, termometri shënon 49 gradë Celcius

    Instituti Meterologjik i Tunizisë raportoi ditën e sotme se në pjesën veriore të vendit temperaturat kanë arritur 49 gradë celcius.

    Kjo solli që në disa pjesë të vendit të mos ketë energji elektrike pasi njerëzit po qëndronin në shtëpi nën ‘shoqërinë’ e kondicionerit duke bërë që të shtohet ngarkesë në sistemin e energjisë elekritke.

    “Instituti Meteorologjik” i Tunizisë tha se temperatura më e lartë e regjistruar më parë në Tunizi ishte 46.8 gradë Celsius në vitin 1982.

    Qytetet veriore si Bizente dhe Beja gjithastu janë përballur me një rritje të menjëhershme të temperaturave të rregjistruara që nga dita e djeshme.

    Lajmi Paraprak

    Gjatë fundjavës dezinsektim me aeroplanë në Shkup

    Lajmi i rradhës

    Cilat janë vendet që kërcënohen me zhdukje për shkak të ndryshimit të klimës?!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë